LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Vlerësimi i Chollet për Kosovën duhet të na gëzojë

Haziri: Vlerësimi i Chollet për Kosovën duhet të na gëzojë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, gjatë vizitës së tij të mërkurën, e ka vlerësuar pozitivisht zhvillimin e Kosovës.

Haziri ka thënë se populli i Kosovës duhet që t’i gëzohet këtij vlerësimi të diplomatit amerikan.


“Serbia tash e disa vite, në raport me Kosovën vetëm po ndryshon formë, ndërsa strategjinë dhe qëllimin e ka të njëjtë. Në rrethana të caktuara kohore ndryshon formë, politikisht duket që ka ndryshime, por u pa që çdo progres e ka penguar – është kthyer në regres”, tha Haziri për Klan Kosova.

“Tani kjo vizitë e Cholletit si diplomat amerikan e dha një kredit në Kosovë që duhet të na gëzojë neve si popull i Kosovës për rolin e tij dhe vlerësimi i tij për një Kosovë e cila ka arritur prosperitet, zhvillim dhe ka ecur para në krahasim me atë Kosovën që e ka lënë herën e fundit kur e ka parë ai”.

Tutje, nënkryetari i LDK-së shton se vizita e Cholletit në Kosovë e tregon seriozitetin e shtetit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se janë bërë dy vjet prej se presidenti amerikan Joe Biden i dërgoi letër lidershipit kosovar, dhe sipas tij ende janë duke u diskutuar të njëjtat çështje.

“Ekziston dallim i madh në Kosovë sepse kur bëni lojë fjalësh politikisht ose manipuloni me fjalë në procese të tilla, krijoni perceptim jo të drejtë tek publiku. Tash qytetarët nuk e dinë se a është i pranuar dokumenti bazë apo jo, a është i mirë apo jo, çfarë ka në të?”.

Sipas tij, nuk ka kuptim dialogu me Serbinë pa njohje reciproke në qendër të marrëveshjes.

“Pse duhet të negociojmë ne kur në fund nuk të njeh si republikë në kufij dhe nuk ta njeh sovranitetin. Qytetarët me të drejtë pyesin pse duhet të negociohet”.

“Ajo që për herë të parë dialogu është me lakun në qafë, është që po kërkohet statuti i asociacionit të punohet para se të behët një marrëveshje bazë apo një dokument që po njihet si franko-gjerman. Dokument në të cilin janë vendosur vlerat, problemet dhe ofertat eventuale për palët – që si i tillë edhe në Kosovë është thënë që është dokument i mirë dhe që e sjellë njohjen”.

“Ne sot jemi dy vjet pas letrës së presidentit Biden. Ky janar është një vit pas letrës së sekretarit Blinken i cili e ka konfirmuar kërkesën e presidentit Biden. Tani mas dy vjetëve ne po flasim për të njëjtat çështje – Chollet vjen dhe e lexon letrën e presidentit Biden dhe sekretarit Blinken ku kërkohet qe Kosova urgjentisht të hyjë në implementimin e obligimeve të saja që i kanë marrë dhe të mos hezitojë në proces të dialogut”, tha Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori