LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person nga komuna e Vrapçishtit, ka prerë drunj në mënyrë ilegale

Arrestohet një person nga komuna e Vrapçishtit, ka prerë drunj në mënyrë ilegale

Një banor i fshatit Dobërdoll në Komunën e Vrapçishtit ka fituar kallëzim penal zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar, pasi dyshohet se ka prerë pa dokumente përkatëse një pjesë të pyllit, në kompetencë të NP “Pyjet Nacionale”.

“Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar, ka kallëzim penal kundër J.H.(46) nga fshati Dobërdoll, Komuna e Vrapçishtit, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale ‘shkatërrim pylli’. Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, në fshatin Dobërdoll, i akuzuari ka kryer prerje të paligjshme të drunjve të zjarrit në pronësi të Ndërmarrjes Publike ‘Pyjet Nacionale’”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Me këtë veprim, sipas autoriteteve, i padituri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.