LAJMI I FUNDIT:

Macron nuk do të kërkojë falje për kolonizimin francez të Algjerisë

Macron nuk do të kërkojë falje për kolonizimin francez të Algjerisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se nuk do të kërkonte falje nga Algjeria për kolonizimin francez, por shpresonte të vazhdonte të punonte drejt pajtimit me homologun algjerian, Abdelmajid Tebboune.

“Nuk më takon mua të kërkoj falje, nuk ka të bëjë me këtë, ajo fjalë do të na prishte të gjitha lidhjet”, tha ai në një intervistë për revistën Le Point, raporton aljazeera.

“Gjëja më e keqe do të ishte që ne të kërkojmë falje dhe të gjithë të shkojnë në rrugën e tyre. Të punosh mbi kujtesën dhe historinë nuk është të lash të gjitha hesapet”, tha ai.


Në intervistë, ai shprehu gjithashtu shpresën se Tebboune do të mund të vijë në Francë në vitin 2023, për të nderuar vizitën e vitit të kaluar të presidentit francez në Algjeri dhe për të vazhduar punën e tyre për miqësinë e paprecedentë mes dyja vendeve.

Kolonizimi shekullor i Algjerisë nga Franca dhe lufta e ashpër e pavarësisë nga viti 1954 deri në 1962 lanë plagë të thella në të dyja anët, të cilat Macron i ka ushqyer dhe qetësuar në mënyrë alternative gjatë gjithë karrierës politike.

Në vitin 2017, kandidati i atëhershëm presidencial, Macron e quajti pushtimin francez një krim kundër njerëzimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori