Qeverisë e Republikës së Kosovës këtë të mërkurë ka zhvilluar mbledhjen e saj të radhës, në të cilën ka miratuar:
– Projektligjin për Investime të Qëndrueshme i cili synon të vendosë një kornizë ligjore mbi parimet dhe mjetet për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve. Projektligji parasheh parimet themelore të zhvillimit të qëndrueshëm, të drejtat dhe detyrimet e investitorëve, përcaktimin e prioriteteve dhe lehtësirave shtetërore, shpalljen dhe zbatimin e projekteve të investimit strategjik, verifikimi plotësues i investimeve të huaja për qëllime të rendit publik dhe sigurisë, kompetencat e organeve përgjegjëse për investimet, si dhe procedurat e kujdesit ndaj investitorëve.
– Projektligjin për Parqet Industriale dhe Teknologjike i cili ka për qëllim të rregullojë themelimin, administrimin, menaxhimin, promovimin, shfrytëzimin dhe monitorimin e parqeve industriale dhe të inkubatorëve të biznesit në Republikën e Kosovës. Përmes krijimit dhe zhvillimit të parqeve industriale dhe teknologjike do të mundësohen investimet e reja, aktivitetet industriale dhe prodhimi për eksport, të lehtësohen hyrjet e mallrave dhe kapitaleve, të aplikohet teknologjia e përparuar, të krijohen vende të reja pune dhe të përfitohet nga mundësitë e investimeve dhe financimeve të huaja dhe shkëmbimeve tregtare.
– Vendimin për Masat Emergjente në Furnizimin me Energji është miratuar për shkak të krizës energjetike botërore. Rritja rapide e çmimit të importit të energjisë dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit. Duke marrë parasysh riparimet e planifikuara në termocentralet tona, bënë që disa prej kapaciteteve gjeneruese të jenë jashtë funksionit, andaj Qeveria e sheh të domosdoshme aprovimin e Masave të Emergjencës në Furnizim me Energji. Masat do të jenë në fuqi për 60 ditë nga data e hyrjes në fuqi, me mundësinë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të zgjas afatin e tyre në periudha prej 30 ditësh, maksimalisht deri në 180 ditë shtesë.
– Strategjinë e Transportit Multimodal për vitet 2023-2030 e cila ka për qëllim mobilitetin e shtuar, uljen e kostos së transportit dhe uljen e emetimeve të gazrave në vendin tonë. Strategjia është një plan për të ndërtuar një Kosovë më të mirë, më të zgjuar dhe më të gjelbër. Sistemi i transportit aktualisht në vendin tonë konsiderohet si jo i qëndrueshëm në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian. Strategjia trajton problemet e krijimit të politikave të qëndrueshme, ngritja e kapaciteteve përmes reformave në menaxhim, ngritja e sigurisë së transportit, mjedis më të pastër duke shfrytëzuar automjete me emetim zero të gazrave dhe me digjitalizimin në fushën e transportit.
– Koncept-dokumentin për Fushën e Automjeteve i cili synon që të identifikojë mungesat dhe zbrazëtirat në Ligjin ekzistues për automjetet si dhe harmonizimin e tij të plotë me acquis të Bashkimit Evropian. Koncept dokumenti rekomandon hartimin e Ligjit të ri për automjete i cili do të përcaktojë kornizën e nevojshme ligjore për një rregullim të aspekteve të homologimit, kontrollit teknik të automjeteve, auto riparimet dhe veprimtaritë që lidhen me to, importimin e automjeteve, inspektimet, certifikimin, automjetet elektrike dhe hibride, etj. Gjithashtu rekomandohet ulja e ngarkesave administrative te institucionet dhe subjektet e përfshira në këtë fushë.
– Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për promovimin e Librit “Reçaku” në shumë prej 70 mijë euro. Mjetet ndahen nga buxheti i Zyrës së Kryeministrit, nën programi për Promovim të Vendit dhe barten në xhirollogarinë e Fondacionit Walker.
– Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Fondacionin Amerikano-Kosovar për Edukim në shumë prej 100,000 (njëqind mijë euro). Mjetet ndahen nga buxheti i Zyrës së Kryeministrit, nën programi për Promovim të Vendit dhe barten në xhirollogarinë e The Kosovo American Education Fund.
– Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për mbajtjen e Forumit të Investimeve në shumë prej 58,341.09 franga zvicerane. Mjetet ndahen nga buxheti i Zyrës së Kryeministrit, nën programi për Promovim të Vendit dhe barten në xhirollogarinë e Secure Link Services AG (SELISE).
– Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Promovimin e vendit në shumë prej 250,000 euro për mbajtjen e Eventit “Muri i Nderit”, me qëllim të promovimit të vendit. Mjetet ndahen nga buxheti i Zyrës së Kryeministrit, nën programi për Promovim të Vendit dhe barten në xhirollogarinë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan.
– Vendimin për emërimin e katër drejtorëve të Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidrodrini Sh. A. Pejë.
– Me kërkesë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është miratuar vendimi për ndarjen e 5 milionë e 25 mijë euro, nga të cilat pesë milionë do të dedikohen për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike nga konsumatorët dhe njëzet e pesë mijë euro për masën e përballjes me inflacionin.
– Vendimin për ndarjen e 24.6 milionë euro për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike dhe masës 3.7 të Ringjalljes Ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje