Këshilli Gjyqësor: Rasti “Shënjestra-Fortesa” është mbajtur pa arsye 9 muaj në sirtarët e Apelit
Nga raporti i Këshillit Gjyqësor nga vizita e punës në Gjykatën e Apelit Shkup, rezulton se gjyqtari Enver Bexheti ka trajtuar lëndë të reja, ndërsa lënda “Shënjestra fortesa”, për të cilin Apeli e ka anuluar aktgjykimin dhe e ka liruar Sasho Mijallkovin është mbajtur në sirtar. Tanja Çaçarova-Ilievska, një nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor që shqyrtoi veprimet e gjyqtarëve, tha se nuk ka arsyetim që Apeli nuk ka marrë vendim për nëntë muaj. Sipas konkluzionit të raportit, bëhet fjalë për një periudhë të gjatë të paarsyeshme gjatë së cilës nuk është marrë vendim për një çështje që ka qenë urgjente.
“Grupi i punës konstatoi se nga dita e përfundimit dhe mbajtjes së seancës publike deri në miratimin dhe publikimin e vendimit më 5 dhjetor 2022 ka kaluar një periudhë prej nëntë muajsh. Konsiderojmë se nuk ka arsye të justifikuara që një periudhë kaq e gjatë të kalojë nga përfundimi i seancës publike deri në shpalljen e vendimit. Konsiderojmë se janë krijuar kushte për parashkrimin e mundshëm të kësaj procedure, që përbën shkelje të rëndë, për shkak të mosrespektimit të afateve për marrjen e vendimit”, tha Tanja Çaçarova-Ilieska .
Gjyqtari Enver Bexheti i cili dëshiron të bëhet gjyqtar suprem është përgjegjës për lëvizjen e lëndës Target-Fortesa. Këshilli Gjyqësor ka konstatuar se çështjet e reja i zgjidh vetëm nga viti 2022, por jo edhe rastin e përgjimit, aktgjykimi i të cilit është anuluar dhe lënda është në prag të vjetërsimit.
“Pavarësisht se ka një ngarkesë të madhe, ai ka përfunduar lëndët me datë më të re, madje edhe raste të dhëna nga viti 2022. Nga deklarata me shkrim e gjyqtarit raportues, si dhe e kryetarit të këshillit gjykues dhe dy anëtarëve të tjerë, konstatohen këto arsye: kompleksiteti i çështjes, materiali dëshmues që u studiua dhe koha e nevojshme për vlerësimin e çështjes në vendimin e shkalles se pare. Simptomatike është fakti se në të gjitha deklaratat thuhet se “nga dita e mbajtjes së seancës publike deri në marrjen e vendimit anëtarët janë takuar, por nga të dhënat e dorëzuara për rastin konstatuam se nuk ka procesverbal për mbledhje, sërish, të anëtarëve të këshillit gjyqësor”, tha Tanja Çaçarova-Ilieska, anëtare e Këshillit Gjyqësorë.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit solli vendim skandaloz për shfuqizimin e aktgjykimit për lëndën “Shënjestra-Fortesa” në lidhje me aferën e përgjimeve në RMV. “Shënjestra-Fortesa” është lënda e aferës masive të përgjimeve të paligjshme dhe me aktgjykim të shkallës së parë ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov, ishte dënuar me 12 vjet burg.
Bashkë me të, me katër vjet burg është dënuar edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska. Dënime më të larta prej 15 vitesh burg morën dy agjentët e arratisur të kundërzbulimit nga e ashtuquajtura Drejtoria e pestë e DSK-së së atëhershme, Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujovski./Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova