LAJMI I FUNDIT:

Në mesin e trendëve dallohet xhaketa prej lëkure e motoristëve dhe tashmë e ka veshur Kendall Jenner

Në mesin e trendëve dallohet xhaketa prej lëkure e motoristëve dhe tashmë e ka veshur Kendall Jenner

Tendencat e modës që mund të mbizotërojnë në vitin 2023, tashmë mund të parashikohen afërsisht nga koleksionet e modës për pranverë/verë, në të cilat spikatën pjesët e lëkurës, fundet, pantallonat prej lëkure dhe veçanërisht xhaketat e lëkurës

Masha Popova, Ancuta Sarca dhe Courrèges janë vetëm disa nga markat që prezantuan versionet e tyre të veshjeve prej lëkure, të cilat do të jenë një nga trendet kryesore të këtij viti, me funde maxi në stilin e viteve ’90, xhinse të gjera dhe pantallona cargo.


Xhaketa klasike prej lëkure është një stil i shkëlqyeshëm për ngritjen dhe kombinimin më të zakonshëm të xhinseve dhe fanellës së bardhë, ndërsa modeli në stilin e motoristëve do të përshtatet edhe veshja me kombinezon apo me fustan femëror me palosje, transmeton Telegrafi.

Kendall Jenner tashmë e ka provuar këtë trend para disa ditësh duke shëtitur në Los-Angeles, e që më kryesorja ishte pikërisht një xhaketë motoristi.

Kendall xhaketën e kombinoi me një fanellë të bardhë të zakonshme, xhinse Khaite dhe me çizme lëkure The Row.

Një të ngjashme ka veshur edhe Hailey Bieber, por në një version më të gjerë…

Gjatë viteve ’90 dhe 2000, kjo xhaketë ishte një model i preferuar i supermodeleve të famshme si Naomi Campbell, Kate Moss dhe Cindy Crawford, të cilat e kishin veshur me veshjet e tyre jashtë pasarelave dhe duket se ky trend po kthehet këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Pesë mënyra për ta dalluar një mashkull me mungesë emocionale

Pesë mënyra për ta dalluar një mashkull me mungesë emocionale

Në çift
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Kalo në kategori