LAJMI I FUNDIT:

Gripi stinor ka ndalur hovin në Maqedoni, por akoma është prezentë

Gripi stinor ka ndalur hovin në Maqedoni, por akoma është prezentë

Rënie e lehtë e rasteve me grip stinor te fëmijët. Mjekët thonë se dy ditët e fundit vërejnë një rënie krahasuar me javën e shkuar, ndërsa presin rënie më të theksuar gjatë javës që vjen. Drejtori i Spitalit të fëmijëve në Kozle Besnik Zeqiri thotë se komplikimet më të shpeshta nga gripi janë bronhiti akut dhe bronheoliti, ndërsa mosha më e prekur mbetet ajo nga 0-3 vjeç.

“Dy ditët e fundit dje dhe sot, sikur ka rënë numri i pacientëve të vegjël që vijnë në institucionin tonë. Numri është ndër 150 raste në ditë, do të thotë nga 120-150 raste në ditë sepse javën e kaluar numrat ishin nga 150-200 raste në ditë. Në Spitalin tonë për momentin kurohen 63 fëmijë të cilët fillimisht vijnë në ambulancat tona, me shqetësime kryesore si hundë të zëna apo rrjedhje nga hundët, dhimbje koke dhe kolla e cila është shumë e shprehur si dhe temperaturë shumë të lartë tek më të vegjlit ku vijnë të dehidruar”, tha Besnik Zeqiri, Drejtor i Spitalit në Kozle.

Prindërit ankohen për simptoma të zgjatura te fëmijët, sidomos kollitjes.


“Kemi ardhur nga Prilepi, me udhëzim të mjekut amë pasi djali ka pasur kollitje prej 1 javësh”.

“ Ka kollitje, vetëm koll nuk ka simptoma tjera, tanimë gati një javë”.

Nëse simptomat e gripit nuk tejkalohen në kushte shtëpiake për disa ditë me radhë, mjekët rekomandojnë që fëmijët të ju drejtohen institucioneve shëndetësore.

“Të gjitha ushqimet apo lëngjet e ngrohta në këtë periudhë janë të mirëseardhura për fëmijët, duhet të përgatiten çaje të ndryshëm sa më tepër lëngje të ketë në menynë ditore, dhe ushqime të përgatitura në shtëpi, mos jenë ushqime nga jashtë të përdoren gjithashtu dhe frutat e stinës së dimrit si portokajtë apo mandarinat që kanë vitamina natyral”, deklaroi Besnik Zeqiri, Drejtor i Spitalit në Kozle.

Raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik vë në dukje se në sezonin e gripit numri i përgjithshëm i rasteve është 930. Krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë sezonit të kaluar numri i rasteve të raportuara është për 45,7% më i ulët. Numri më i madh i të sëmurëve (199) është regjistruar në rajonin e Tetovës. Deri më tash me vaksina kundër gripit stinor janë imunizuar rreth 60,000 qytetarë. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori