LAJMI I FUNDIT:

LVV tregon se çka bëri Qeveria Kurti për dy vite: “Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni…, Ka shtet sepse s’ka banda”

LVV tregon se çka bëri Qeveria Kurti për dy vite: “Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni…, Ka shtet sepse s’ka banda”

Lëvizja Vetëvendosje sërish ka publikuar një video përmes së cilës promovon sukseset e Qeverisë Kurti.

Në videon e postuar në faqen e saj zyrtare Lëvizja Vetëvendosje, tregon se “Çka ka çka s’ka këto 2 vite?”

“Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika. Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin. Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës”, shkruan LVV, transmeton Telegrafi.


Nga opozita e deri te kryesindikalisti, Rrahman Jashari, LVV ka numëruar krejt çka nuk ka më në Kosovë.

““Çka ka çka s’ka këto 2 vite? Nuk ka privatizim të fabrikave dhe tokave shtetërore me një euro ari. Nuk ka pronësi private mbi terminalet doganore. Nuk ka vjedhje të drogës në dhomë të dëshmive. Nuk ka këshilltarë e shoferë ministrorë që bartin drogë me logjistikë shtetërore. Nuk ka vjedhje të dy milionë eurove nga thesari në pikë të ditës dhe as vjedhje të kasafortës së AVUK-ut nën kujdesin e Policisë. Nuk ka më zhvatje të dhjetëra milionë eurove nga ndërmarrjet publike prej oligarkëve. Nuk ka falje të miliona eurove për kompanitë e mëdha vendore e të huaja, veç pse i është tekur dikujt. Nuk ka më emërime partiake e familjare në borde të  ndërmarrjeve publike. Nuk shuhen më departamentet e task forcat antikorrupsion. Nuk ka më punsime pa konkurs e me konkurs të kurdisur”.

“Univeriteti nuk përjashtohet nga ENQA. Institucionet nuk shantazhohen më nga sindikatat partiake. Nuk ka mikpritje të kriminelëve serbë në Zyrën e Kryeministrit. Nuk ka zgjedhje të Serbisë e referendum të saj brenda Kosovës. Nuk ka më fuqi Lista Serbe për të kushtëzuar Qeverinë. Nuk ka parajsa të drogës e të kriptovalutës në Veri të vendit. Nuk ka nënshkrime për Zajednicë apo ‘Asociacion’ e as falje të territorit”, thuhet në videon e publikuar.

Më tej LVV tregon se çka është bërë për këto dy vite.

”Ka shtet sepse s’ka banda. Ka zhvillim sepse s’ka hajni. Ka vizion sepse s’ka mësymje private. Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari. Ka REPUBLIKË!”, shkruan LVV.

Ndryshe, partia në pushtet, jo rrallë përmes video postimeve në Facebook, tregon punën e Qeverisë Kurti, por edhe sulmon pushtetin e kaluar në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Lajme
Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kalo në kategori