LAJMI I FUNDIT:

Geer: Sundimi i së drejtës është me rëndësi më të madhe

Geer: Sundimi i së drejtës është me rëndësi më të madhe

“Për Maqedoninë, fokusi në vitin 2023 duhet të jetë te reformat. Reforma që do të jenë para së gjithash me kërkesë të qytetarëve dhe interesave të tyre. Rruga përpara, ritmi i atyre reformave dhe progresi drejt BE-së tani varet nga ju”, tha ambasadori evropian David Geer, duke iu drejtuar Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian në Parlament, në të cilin ambasadorja suedeze në vend Ami Larsson Jain prezantoi prioritetet e presidencës së vendit të saj me Këshillin e BE-së.

Sipas Geer, viti 2023 do të jetë vendimtar për BE-në, për Ballkanin Perëndimor dhe për Maqedoninë.

“Sundimi i ligjit është i një rëndësie të madhe dhe më të lartë. Ky ishte një fokus dhe shqetësim i veçantë i qytetarëve vitin e kaluar. BE-ja, vendet anëtare dhe vendet e tjera partnere kanë shpenzuar miliona në këtë sektor, ndaj është e drejtë të priten disa rezultate. Maqedonia ka nevojë për një sektor gjyqësor profesional dhe të pavarur, duke përfshirë prokurorinë, njerëz që veprojnë me integritet, pa presione politike apo stimuj financiarë. Prioriteti kryesor duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo luftë duhet të ketë energji shtesë, sepse BE-ja do të ndjekë me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në këtë pjesë – në pjesën e themeleve nga pjesa e parë deri në fund të procesit negociator. Qeveria sigurisht që e udhëheq atë proces, por në qendër të tij është edhe Parlamenti”, tha Geer.


Ambasadori evropian ritheksoi edhe një herë se rruga drejt anëtarësimit në BE nuk do të jetë e lehtë dhe se duhet punë e përkushtuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori