LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet nisin hetimet për postimin e Musk në Twitter në lidhje me sistemin “Full Self Driving”

Autoritetet nisin hetimet për postimin e Musk në Twitter në lidhje me sistemin “Full Self Driving”

Rregullatorët federalë duan të dinë se çfarë donte të thoshte Elon Musk në një postim në Twitter për çaktivizimin e alarmet te shoferët tek sistemi i ndihmës së shoferit “Full Self Driving” të Tesla-s.

Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave konfirmoi të hënën se është në kontakt me Tesla-n në lidhje me postimin e Musk në Twitter, në të cilin ai “u pajtua” që shoferët e Tesla-s duhet të lejohen të çaktivizojnë alarmin që iu kujton atyre të mbajnë duart në timon derisa janë në sistemin Full Self Driving që është një sistem ndihmës shoferi në një version të hershëm “beta” që nuk e drejton plotësisht vetë makinën, transmeton Telegrafi.


Më 31 dhjetor, Musk iu përgjigj një postimi në Twitter nga @WholeMarsBlog që thoshte “përdoruesve me më shumë se 16 mijë kilometrave në FSD Beta duhet t’u jepet opsioni për të fikur alarmin e timonit”.

“Dakord, përditësimi vjen në janar”, u përgjigj Musk.

NHTSA thotë se çështja bie nën hetimin ekzistues të agjencisë për performancën e sistemeve të ndihmës së shoferit të Tesla-s. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Auto
Jeta brenda një Lamborghini Urus

Jeta brenda një Lamborghini Urus

Auto
I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
BMW prezantoi një

BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Kalo në kategori