LAJMI I FUNDIT:

Ulet për një denarë çmimi i dizelit në Maqedoni

Ulet për një denarë çmimi i dizelit në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,04 % në raport me vendimin e datës 3.1.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,33 %, te nafta për 2,171 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,851 % dhe te mazuti për 4,565%.


Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,146%.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,372 den/kg dhe tani do të jetë 39,283 den/kg.

Nga data 10.1.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 79,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 81,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 80,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 79,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 39,283 (denarë/kilogram)

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori