LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj kujton Nikë Hajdarajn, Zef Gjokajn e Çelë Ukajn: Shembulli i tyre mbetet motivues dhe udhërrëfyes për brezat e rinj

Haradinaj kujton Nikë Hajdarajn, Zef Gjokajn e Çelë Ukajn: Shembulli i tyre mbetet motivues dhe udhërrëfyes për brezat e rinj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar dhe nderuar Nikë Hajdarajn, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukajn në përvjetorin e tyre të rënies.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ata lirinë e Atdheut e kishin vënë para jetës së tyre.

“Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj, Çelë Ukaj, luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre e kishin lirinë e popullit të shtypur. Kisha nderin që me ta t’i ndajë sfidat e luftës”, ka shkruar Haradinaj.


Ai ka shtuar se shembulli i tyre mbetet motivues për brezat e rinj.

“Shembulli i tyre mbetet motivues dhe udhërrëfyes për brezat e rinj, frymëzimi ynë në çdo moment të angazhimeve për një Atdhe siç ata e ëndërruan.

Lavdi e përjetshme!”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/