LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk dëshiron të zhvendos gjykimin nga San Francisko për shkak të “negativitetit lokal”

Elon Musk dëshiron të zhvendos gjykimin nga San Francisko për shkak të “negativitetit lokal”

Elon Musk i ka kërkuar një gjyqtari që të zhvendosë një gjykim të ardhshëm jashtë San Franciskos, gjykim ky për një padi aksionerësh, duke përmendur shqetësimet se juria mund të ketë një paragjykim kundër tij, siç u raportua më herët nga CNBC.

Në një paraqitje të së premtes, Musk kërkon që gjykatësi të zhvendosë gjykimin në Teksasin Perëndimor për shkak të “negativitetit lokal” në zonën e gjirit që rrethon Elon Musk dhe bizneset e tij, duke parandaluar një gjykim të drejtë.

Padia e grupit të aksionarëve, e cila akuzon Musk për manipulimin e aksioneve të Tesla-s, rrjedh nga postimi famëkeq i miliarderit në vitin 2018 në Twitter, i cili pretendonte se ai kishte “fondet e siguruara” për ta bërë Tesla-n private, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.


Aksionet e Tesla-s arritën nivelet e larta dhe të ulëta ekstreme në javët pas postimit në Twitter dhe rezultuan në një gjobë prej 40 milionë dollarësh nga Komisioni i Letrave me Vlerë. Sipas CNBC, gjyqi i ardhshëm supozohet të përcaktojë nëse postimi i Musk në vitin 2018 ndikoi në çmimin e aksioneve të Tesla-s, si dhe nëse Tesla dhe Musk duhet të mbahen përgjegjës për dëmet e supozuara.

“Mbulimi i fundit i mediave lokale ka krijuar një mjedis që inkurajon grupin e jurisë së distriktit të mbajë paragjykime negative kundër përdorimit të Twitter nga zoti Musk”, thuhet në dosje.

“Juria e mundshme që kanë opinione negative për përdorimin dhe marrëdhëniet e zotit Musk me Twitter në përgjithësi si rezultat i këtij mbulimi nuk do të jenë në gjendje të ndajnë këtë paragjykim bazë nga faktet në këtë rast dhe kështu nuk do të jenë në gjendje të vlerësojnë në mënyrë të paanshme sjelljen e Musk.”

Përveç fajësimit të mbulimit “inflamator” të medias lokale, kërkesa shton se blerja në mënyrë kaotike e Twitter nga Musk, e cila përfshinte pushime masive në selinë e kompanisë në San Francisko dhe vende të tjera “tashmë krijoi paragjykime thelbësore”, pra tek ata që i kanë këto paragjykime janë ndikuar nga shkurtimet e vendeve të punës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Teknologji
Më shumë se 136 mijë mashtrues në Black Ops 6 dhe Warzone

Më shumë se 136 mijë mashtrues në Black Ops 6 dhe Warzone

Lojëra
Threads tani ju lejon të jeni më kreativ në postimet e të tjerëve - çfarë nënkupton kjo?

Threads tani ju lejon të jeni më kreativ në postimet e të tjerëve - çfarë nënkupton kjo?

Teknologji
Microsoft ndalon pranimin e pagesave me Bitcoin

Microsoft ndalon pranimin e pagesave me Bitcoin

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
Kalo në kategori