Mungesa e barnave në Klinikën e Onkologjisë, pacientët shpenzojnë qindra euro për t’i blerë ato
Pacientët e sëmurë me kancer po vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave, të cilat siç thonë po detyrohen t’i blejnë nga xhepi i tyre duke shpenzuar qindra euro.
Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës klinike Universitare thonë se mungesa e barnave po u shkakton telashe në mjekimin e pacientëve për shkak të kostos së lartë që kanë ato.
Ndërkaq Shërbimi Klinik Farmaceutik në QKUK bëri të ditur se shpejti të fillojnë me procedimin e porosive për barna dhe material shpenzues për tremujorin e këtij viti.
Pacientët e sëmurë me kancer dhe familjarët e tyre shprehin shqetësim për mungesën e barnave teksa thonë se po detyrohen t’i blejnë ato nga xhepi i tyre.
“Qetash një injeksion dul e blejti 100 euro një edhe krejt tjerat duhet me i ble gati. Dikush qe ka mire dikush qe s’ka po u mungojnë. Herë po ka herë s’po ka. Duhet me pas në klinikë por kah po shkojnë s’po dihet”, thotë një pacient.
“Është shqetësuese sepse terapia është bukur e kushtueshme. Do i ka po shumicën duhet vetë me i ble. Një ampulë kushton 70 euro ka edhe shumë të tjera që i blejmë vetë”, thotë ai.
Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare pohojnë se mungojnë disa lloje të barnave për pacientë e sëmurë me kancer.
Drejtori i kësaj klinike, Arben Bislimi thotë se mungesa e tyre vështirëson mjekimin e pacienteve të sëmurë me kancer për shkak të kostos së lartë që ato kanë.
“Secili medikament e ka rolin e vet dhe dihet se sëmundjet malinje, trajtimi i tyre ka kosto. Çdo mungesë e çdo medikamenti shkakton problem në menaxhim të pacienteve. Pavarësisht kostos se saj mendoj se nuk duhet te kemi mungesa të tyre duke pasur parasysh edhe ekonomitë tona familjare qe nuk mund ta përballojnë një kosto nëse duhet ato t’i blejnë”, tha Bislimi.
Për Shoqatën e të drejtave të pacientëve mungesa e barnave është një problem i vazhdueshëm teksa shtron nevojën për kompensim të pacienteve që i blejnë vetë ato.
“…Shteti duhet ta merr obligim që t’i kompensojë secilin pacientë që ka blerë barna e që është dashur t’i blejë shteti”, tha Besim Kodra nga Shoqata e të drejtave të pacientëve.
Shërbimi Klinik Farmaceutik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në një përgjigje për RTV21 bëri të ditur se janë duke punuar në drejtim të përmirësimit me furnizimi me barna.
“Ju informoj se së shpejti do të fillojmë me procedimin e porosive për barna dhe material shpenzues për tremujorin e parë të këtij viti dhe besoj që do të kemi furnizim të qëndrueshëm me të gjitha produktet”, tha Shqipe Fetahu, U.D. e drejtoreshës së Shërbimit Klinik Farmaceutik në QKUK.
Nga 198 milionë euro sa ishte në vitin 2022, buxheti për shëndetësinë gjatë këtij viti është 296 milionë euro, 60 milionë prej tyre janë ndarë vetëm për mbulimin e Listës së barnave esenciale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe