LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Nuk ka nevojë për seancë të jashtëzakonshme, Kovaçevski dhe Arsovska le të merren vesh për masat për ajër më të pastër

OBRM-PDUKM: Nuk ka nevojë për seancë të jashtëzakonshme, Kovaçevski dhe Arsovska le të merren vesh për masat për ajër më të pastër

Nuk ka nevojë për seancë të jashtëzakonshme, le të merren vesh Kovaçevski dhe Arsovska në takime të fshehta për masat për ajër më të pastër për popullin, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Të gjitha masat që i ka Jançeva apo ndonjë këshilltar nga LSD-ja mund t’i jepen Kovaçevskit, i cili është në koalicion të fshehtë me Arsovskën dhe për të cilin bashkëpunim OBRM-PDUKM e ka tërhequr mbështetjen për kryetaren.

Kovaçevski në takimet me Jakimovskin dhe Arsovskën, përveç tenderëve, mund të organizojë edhe disa të mira për qytetarët, si ajër më të pastër”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.


Edhe në LSD-ja deri më tani, siç shtojnë në shkrimin e partisë së Mickoskit, është dashur ta kuptojnë se kryetari i tyre është në koalicion me Arsovskën, ndërsa fryt i kësaj është drejtori i NTP-së, staf i LSD-së, ndërmarrje përmes veprimit efektiv të së cilës mund të zvogëlohet ndotja./Telegrafi/