MPJ Maqedoni: Angazhimi i agjencisë për PR nuk është në kundërshtim me ligjet
Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së ka reaguar në lidhje me angazhimin e një agjencie PR, e cila do ta promovojë kryesimin e vendit me OSBE-në.
Nga MPJ thonë se kryesimi me OSBE-në paraqet projektin më të madh të politikës së jashtme me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut do të prezantohet në publikun ndërkombëtar, por edhe projekt i cili ka rëndësi dhe ndikim edhe për zhvillimin e përgjithshëm të brendshëm dhe politik të vendit.
“Siç tashmë informuam, angazhimi i Agjencisë gjatë Kryesimit me OSBE-në paraqet punë të rregullt për çdo Kryesues me organizatën dhe aktivitetet të cilat janë paraparë nuk janë për pi-ar, por për qasje të organizuar ndaj sfidave për komunikim strategjik të vendit si vend-kryesues me Organizatën më të madhe rajonale të sigurisë”.
“Krahas Komunikimit Strategjik, angazhimi i Agjencisë në pjesën më të madhe i referohet mbështetjes së Këshillit të Ministrave, një projekt kompleks i cili parasheh praninë dhe aktivitetet e organizuara të mbi 70 delegacioneve nga e gjithë bota, të cilat pritet të drejtohen në nivel më të lartë diplomatik, në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme”, thonë nga MPJ.
Më tej shtojnë se “që në ditët e para të marrjes së presidencës u vendosën përkohësisht web-banerat, të cilët kanë karakter informativ dhe edukativ dhe përmes tyre në asnjë mënyrë nuk promovohet ministria dhe as puna e saj”.
“Kjo lëvizje nuk bie ndesh me praktikat aktive ligjore dhe nenin 102 të Ligjit të ASHAA për plasimin e mjeteve tek transmetuesit. Pavarësisht mundësive ligjore, pas sugjerimit të ardhur sot nga SHGM-ja, Ministria e Punëve të Jashtme do të ndërpresë fushatën e planifikuar njëjavore përmes përdorimit të ueb-banerave në internet. Në interes të punës transparente, aktivitetet e mundshme në të ardhmen nga aspekti i komunikimit do të bëhen në koordinim me shoqatat e gazetarëve dhe përfaqësues sektorit civil”, thonë nga MPJ./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City