LAJMI I FUNDIT:

Kirurgu i QKUK-së e shpalli të suksesshëm operacionin, pacienti vdiq pas disa orësh

Kirurgu i QKUK-së e shpalli të suksesshëm operacionin, pacienti vdiq pas disa orësh
Foto: FB/Kushtrim Shala

Kirurgu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Kushtrim Shala, e ka shpërndarë një operacion si të suksesshëm në rrjetet sociale, por në fakt pacienti ka ndërruar jetë disa orë pas intervenimit.

Të mërkurën, Shala e ka paraqitur si sukses operacionin “David” te një pacient me diseksion akut të aortës dhe rupturë në nivel të rrënjës së saj. Siç ka thënë vetë ai në postimin e tij në Facebook, ky është nga operacionet e rralla që kryhet kryesisht në qendra te mëdha me volum dhe eksperiencë afatgjatë dhe të specializuara për kirurgjinë e aortës.


Por, në fakt, operacioni nuk ka pasur sukses, pasi pacienti ka vdekur pas disa orësh.

Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, akuzoi Shalën se ka kryer një operacion për të cilin është dashur përvoja të cilën nuk e ka pasur.

Ai për Telegrafin tha se ka kërkuar që ky rast të hetohet, ndërsa shtoi se në koordinim me drejtorinë e ShSKUK-së do të merren masat e nevojshme.

“Duhet të hetohet pse është kryer një operacion i tillë nga një kirurg i cili nuk ka pasur përvojë. Ju e dini se është e ndaluar me rregullore të ShSKUK-së publikimi i rasteve të tilla. Kjo është shkelja e parë që e kanë bërë mjekët dhe sigurisht se duhet të merren masa. Duhet po ashtu të bëhet një vlerësim i rastit”.

“Pacientët mund të vdesin nga komplikime edhe në rastet më të lehta, por në këtë rast është kryer një procedurë nga persona jokompetentë. Ata kanë licencën e kardiokirurgut dhe ne nuk mund t’i ndalojmë të kryejnë operacione ose t’ju tregojmë se cilat operacione t’i kryejnë, por duhet të shikohet rasti dhe të merren masa”, u shpreh Brahimaj.

Lidhur me rastin për Telegrafin janë deklaruar edhe nga ShSKUK-ja.

Në përgjigjen e tyre thuhet se “të gjithë drejtorët e klinikave, spitaleve të përgjithshme dhe njësive tjera në kuadër të ShSKUK-së, disa herë janë të njoftuar përmes Urdhëresës, në formë të Qarkores Informative, nga menaxhmentet në të kaluarën, por edhe tani, se e kanë të ndaluar publikimin e shkrimeve, fotografive dhe materialeve tjera nga institucionet ku punojnë, pa autorizim paraprak nga Zyra për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun në ShSKUK”.

“Kjo me qëllim që informatat që publikohen të jenë konform kritereve të përcaktuara etike dhe profesionale. Secili drejtor i institucionit, në këtë rast edhe drejtori i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, ka obligim që të ndërmarrë masat konform legjislacionit në fuqi, për mosrespektim të kësaj urdhërese”, thuhet tutje.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me kirurgun Kushtrim Shala, por i njëjti ka qenë i paqasshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori