LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës – arrestohen katër persona

Sekuestrohen tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës – arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar këtë të enjten nga Policia e Kosovës, si të dyshuar për kanosje.

Policia njofton se arrestimi i tyre është bërë në dy raste të ndara dhe të njëjtëve u janë sekuestruar tri armë zjarri.


“Sot nga zyrtarët policor në dy raste të ndara, janë arrestuar 4 persona të dyshuar për kanosje dhe janë sekuestruar tri armë zjarri. Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar në një lokal në rrugën “19 Qershori” në Podujevë.

“Pas një mosmarrëveshje dhe ekspozimit të armëve, është arrestuar një person i dyshuar për veprën kanosje, si dhe i është sekuestruar një armë zjarri e tipit Zoraki dhe një karikator”.

Po ashtu në të njëjtin lokal, thuhet se është sekuestruar edhe një armë e tipit TT me një karikator dhe gjashtë fishekë, përderisa dyshuari (i identifikuar nga ana e policisë), ndodhet në arrati.

Ndërsa, sipas policisë, rasti i dytë i cilësuar si kanosje ka ndodhur me datën 03.01.2023, në fshatin Miradi e Ulët – Fushë Kosovë.

“Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar tre persona të dyshuar. Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer kontrolli në shtëpinë e personave të dyshuar dhe objekte përcjellëse, ku policia ka arrestuar tre personat e dyshuar dhe ka sekuestruar: një armë zjarri Ak-47, tre karikatorë dhe dy fishekë”.

Personat e arrestuar në të dyja rastet me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori