Votimi për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së dhe çelja e negociatave janë prioritet për këtë vit
Sigurimi i shumicës prej dy të tretave për amendamentet kushtetuese do të jetë sfida më e madhe në vitin 2023, vlerëson shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, në intervistë për agjencinë e lajmeve “Kosova Press”. Osmani beson se kjo sfidë do të kapërcehet sepse pa miratimin e ndryshimeve kushtetuese do të ndërpriten negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
„Mendoj që koha veç është tani të nisim konsultimet formale institucionale, edhe pse konsultime joformale, konsultime ekzistojnë, partnerët ndërkombëtar janë të angazhuar duke qenë të vetëdijshëm për pasojat e këtij procesi… Me fillimin e këtij viti, duhet veçse t’i formalizojmë konsultimet dhe ato të jenë të hapura dhe transparente, të nxisim opozitën të del dhe të tregojë pse janë kundër, dhe cila është alternativa që e ofrojnë duke qenë kundër një procesi të tillë“, tha Bujar Osmani- Ministër i Jashtëm.
Osmani theksoi se secili deputet duhet të shpjegojë qartë përse është kundër ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, përmbajtja e amendamenteve, për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk kontestohet. Lidhur me këtë, nuk e përjashton mundësinë e rritjes së mazhorancës, duke shtuar se hapja e kapitujve është mbi interesat partiake.
„Është ndryshimi i kushtetutës, është vazhdimi ose hapja e kapitujve që duhet të ndodh këtë vit, është menaxhimi i krizës energjetike, krizës ekonomike, krejt kjo mendoj që krijon një momentum politikë për të zgjeruar bashkëpunimin me të gjitha partitë politike, sepse tani më nuk është ajo gara klasike ndërmjet partive në opozitë dhe pozitë, tani kemi sfida të cilat i tejkalojnë këto agjenda partiake dhe unë mendoj që ka një hapësirë për zgjerim të gjithë atyre të cilët janë në mbështetje të rrugës evropiane“, shtoi ai.
Për momentin nuk ka asnjë njoftim se kur do të nisë procesi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Së fundmi, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq tha se kjo do të ndodhë në momentin kur të sigurohet shumica e dy të tretave. Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, theksoi se kjo përbërje parlamentare nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa kryetari i BESA-së, Bilall Kasami, tha se deputetët e partisë së tij do t’i mbështesin ndryshimet Kushtetutës nëse termi “20%” zëvendësohet me gjuhën shqipe./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime