LAJMI I FUNDIT:

BDI përshëndet marrjen e kryesimit të RMV-së me OSBE-në

BDI përshëndet marrjen e kryesimit të RMV-së me OSBE-në

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përshëndetur marrjen e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë – OSBE.

Nga BDI vlerësojnë se ky është suksesi i madh i vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

“Nën sloganin “për njerëzit bëhet fjalë”, fokusi i presidencës së Maqedonisë së Veriut do të vendoset në sigurinë njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale. 2023 do të jetë vit i rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Forcimi i profilizimit ndërkombëtar nënkupton investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet”, thonë nga BDI.


Nga atje kanë shtuar se Maqedonia e Veriut deri më tani shpesh herë e ka treguar kapacitetin e saj, se përmes dialogut politik, mjeteve demokratike dhe udhëheqjes demokratike, i realizon qëllimet e veta si në aspektin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Kronika e Zezë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Kronika e Zezë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Kalo në kategori