LAJMI I FUNDIT:

New Yorku lejon shndërrimin e trupave të vdekur në dhe për bimë

New Yorku lejon shndërrimin e trupave të vdekur në dhe për bimë

New Yorku është bërë shteti i fundit amerikan që lejon të ashtuquajturin “kompostim njerëzor”.

Një person tani mund ta shndërrojë pas vdekjes trupin në dhe – gjë që shihet si një alternativë miqësore me mjedisin ndaj varrimit ose djegies.

I njohur gjithashtu si “reduktimi organik natyral”, praktika sheh një trup të dekompozohet gjatë disa javësh pasi është mbyllur në një enë.


Në vitin 2019, Uashingtoni ishte shteti i parë amerikan që e legalizoi atë. Kolorado, Oregon, Vermont dhe Kalifornia ndoqën shembullin, transmeton Telegrafi.

Prandaj, New Yorku është juridiksioni i gjashtë amerikan që lejon “kompostimin njerëzor”, pasi miratimit nga Kathy Hochul, guvernatorja demokrate e shtetit.

Procesi ndodh në objekte të posaçme mbi tokë, raporton bbc.

Një trup futet në një enë të mbyllur së bashku me materiale të zgjedhura si copa druri, jonxhë dhe bar kashte dhe gradualisht shpërbëhet nën veprimin e mikrobeve.

Pas një periudhe prej rreth një muaji – dhe një procesi ngrohjeje për të zhdukur çdo infektim – të dashurve u jepet dheu që rezulton. Kjo mund të përdoret në mbjelljen e luleve, perimeve ose pemëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Kalo në kategori