LAJMI I FUNDIT:

Australiania e zemëruar iu bërtet punëtorëve të Mcdonald’s – fillimisht hidhet pas banakut, mandej përgatit një hamburger për veti

Australiania e zemëruar iu bërtet punëtorëve të Mcdonald’s – fillimisht hidhet pas banakut, mandej përgatit një hamburger për veti

Një grua është arrestuar pasi ajo u pa në një video virale të TikTok duke bërtitur drejt stafit të McDonald’s para se të hidhte banakun dhe t’i bënte vetes një burger.

Vajza 19-vjeçare – e cila nuk është identifikuar publikisht – u akuzua më pas për sjellje të jo të hijshme, dëmtim të pronës dhe sulm ndaj personelit në Adelaide, Australi.

Shkaku i shpërthimit të klientes ishte i paqartë, por videoja tregon se si ajo u bërtet punonjësve të habitur.


@bae_angle_Adelaide ??‍♀️♬ original sound – Angle

“Unë do të të rrah ose do të largohem!”, shihet duke bërtitur në video, e cila ka arritur më shumë se 75 mijë shikime.

Gruaja më pas endet në kuzhinën e pasme, ku në mënyrë të pakuptimtë i bërtet më shumë stafit përpara se t’i bëjë vetes një burger.

Ajo më vonë e merr një shishe me ujë nga frigoriferi përpara se të ndalohej përfundimisht nga dy policë. /Telegrafi/