Kryeministri Albin Kurti thotë se Serbia nuk është e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale, megjithëse konfirmon se në muajin janar të vitit 2023 do të ketë nisma të reja për të përgatitur takimin e radhës në Bruksel.
Kurti, në një intervistë për KosovaPress, duke folur për planin franko-gjerman për dialogun, thotë se afatizimi i tij deri në mars të vitit të ardhshëm është bërë nga ndërmjetësit e dialogut.
Ai thekson se Serbia më shumë është e interesuar për shkaktimin e krizave në të cilat mandej shfaqet vet si faktor për t’i zgjidhur ato.
“Është e pritshme që në janar do të ketë nisma të reja për të përgatitur takimet në Bruksel. Me datën 18 gusht ka ndodhur një takim në procesin e bisedimeve le të themi historik, por me h të vogël, pasi për herë të parë agjenda e ka pasur rendin logjik të gjërave… Tri javë më vonë u bë propozimi që e kemi konsideruar si bazë e mirë për bisedime të mëtutjeshme nga emisarët specialë, të cilët erdhën edhe në Prishtinë me atë që është quajtur iniciativa franko-gjermane për marrëveshjen që i përngjanë dy Gjermanive me elemente dhe opsione të ndryshme. Unë besoj se aty thirrja që bëhet në vlera demokratike evropiane është pozitive, por procesi negociator do të tregojë si do të shkojë më tutje. Por është e qartë se Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje dhe dialog. Ajo është e interesuar vetëm për shkaktim të krizave në të cilat mandej shfaqet vet si faktor që i zgjidh ato”, thotë ai.
Sa i përket dorëheqjeve nga institucionet të serbëve lokalë, Kurti thotë se nuk mund t’iu bëjë thirrje atyre të kthehen në institucione, por ata duhet të aplikojnë, pasi i braktisën ato.
“Unë nuk mund të bëj thirrje për kthim të atyre të cilët hodhën uniformat e Republikës së Kosovës. Unë mund t’i thërras të gjithë për aplikim, pra duhet të bëhet një aplikim i ri. Por kthimi nuk mund të bëhet se unë nuk jam penduar që ata kanë dalë, por duhet të jetë penduar ata pse i braktisën institucionet. Institucionet nuk janë vetëm të qeverisë, shqiptarëve dhe unë besoj se është e domosdoshme që serbët të aplikojnë”, shton ai.
Kurti flet dhe për mungesën e njohjeve dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare gjatë vitit 2022.
“Nuk janë të kollajshme njohjet e reja, kur kemi trashëguar marrëveshje të vjetra në kuadër të një dialogu, i cili nuk ka qenë i sinqertë dhe serioz, me marrëveshje të cilat përgjithësisht nuk janë zbatuar për shkak të Serbisë, por këto vendet mos njohëse kanë qenë të stepura duke thënë se po e presin rezultatin e dialogut. Nuk është kollaj të sigurohen njohje të reja kur ndodhesh në këtë proces. Prandaj kur të fillojë dialogu politik, sidomos nga vitit 2013 dhe këndej, gjithçka u bë më vështirë. Por ajo çka kemi ndërmarrë ne kemi aplikuar në Këshillin e Evropës më 12 maj, kemi aplikuar për anëtarësim në Bashkim Evropian më 15 dhjetor dhe të njëjtën kohë, për çfarë jemi shumë të lumtur është edhe formimi i grupit punues për aplikim në të ardhmen e afërt për anëtarësim në NATO, meqë rast, natyrisht që Partneriteti për Paqe është guri i rëndësishëm kilometrik në rrugën përpara. Është e pritshme se më parë do të anëtarësohemi në NATO, pastaj në Bashkimin Evropian, por ne duam t’i bëjmë të dyja këto. S’kemi alternativë tjetër”, përfundon ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania