Një unazë fejese me diamant që përfundoi aksidentalisht në tualetin e një shtëpie në Florida, iu kthye pronarëve të saj pasi u gjet e fshehur brenda komodes 21 vjet më vonë.
Nick dhe Shaina Day thanë se nuk ishin ende të martuar kur unaza ra në tualet 21 vjet më parë në shtëpinë e prindërve të Nick, transmeton Telegrafi.
“Ajo erdhi tek unë një ditë dhe më tha: ‘Mendoj se e humba unazën’. Ajo tha, ‘Ishte në banak tani është zhdukur dhe mendoj se mund ta kem shpëlarë në tualet aksidentalisht”, tha Nick Day.
Shaina tha se ajo e kishte pastruar lavamanin.
“Po pastroja ujin nga banaku me një letër higjienike. Unaza ime ishte në banak. Duhet ta kem marrë unazën time rastësisht dhe e kam hedhur letrat higjienike. Ishte një nga gjërat më të këqija që kam bërë ndonjëherë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Çifti tha se ata bënë përpjekje të mëdha për të gjetur unazën e humbur.
“Unë gërmova në gropën septike në mënyrë që të mund të pomponim çdo pjesë të saj përmes një sitë për ta gjetur atë. Pa fat”, tha Shaina Day.
Prindërit e Nick thanë se një hidraulik po ndërronte tualetin e tyre muajin e kaluar kur gjeti unazën e bllokuar brenda.
Unaza iu kthye çiftit në ditën e Krishtlindjeve.
“Ata e sollën këtë. Ishte e mbështjellë në një çantë të vogël Krishtlindjesh, kështu që ne e hapëm dhe të dy e dinim saktësisht se çfarë ishte”, kujton Nick.
Çifti tha se ata mësuan një mësim nga përvoja.
“Kontrolloni tualetet tuaja kur humbisni gjërat”, tha Nick. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak