LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës apelon qytetarët: “Festo me zemër, jo me armë”

Policia e Kosovës apelon qytetarët: “Festo me zemër, jo me armë”

Policia Rajonale e Ferizajt është e fokusuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin e Ferizajt për sigurinë e secilit qytetarë.

Sipas një njoftimi për media, policia ka shtuar prezencën e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive, si dhe ka marrë masat e nevojshme në komunikacionin rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë.


Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që:

– Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, po ashtu është e ndaluar me ligj.

– Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit .

– Përdorimi i fishekzjarrëve është i rrezikshëm për fëmijë.

– Ndezja e fishekzjarrëve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori