LAJMI I FUNDIT:

I vendoset tritol banesës së një polici në Shkodër, dëme të shumta materiale

I vendoset tritol banesës së një polici në Shkodër, dëme të shumta materiale

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Në shënjestër mësohet ka qenë shtëpia e një efektivi policie, i identifikuar si Valter Serra, raporton Top Channel.

Nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale, është dëmtuar automjeti i tij tip “Volkswagen” dhe një pjesë e banesës.


Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina, ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje por policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.

Policia dhe grupi hetimor po merren me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa do të jetë dëshmia e policit që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

“Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori