Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka ftuar qytetarët që të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë.
Ai ka thënë se nevojitet mbështetja qytetare për ta konsoliduar Forcën e Sigurisë së Kosovës në nivelin e ushtrive anëtare të NATO-s.
“Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk janë duke u trajnuar thjesht për lavdi. Atyre nuk u intereson sa medalje fitojnë, apo sa herë i shohin emrat e tyre në televizion apo në portale. Ata janë atje, në kazermë, në teren, çdo minutë të çdo dite duke u angazhuar për atë që besojnë. Trajnohen e ushtrojnë që niveli i tyre i përgatitjes të jetë i lartë, aq sa dhe vullneti i tyre për ruajtën e paqes dhe garantimin e sigurisë për familjet e tyre dhe kombin në përgjithësi. Ne të gjithë duhet të jemi shumë krenarë për ta. Por të jesh krenar nuk mjafton. Duhet të kujtojmë se ata kanë nevojë për mbështetjen tonë”, ka shkruar Mehaj deri sa ka ftuar qytetarët që të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë.
Lexoni më poshtë shkrimin e plotë:
Sot nuk ka më pak heronj se sa ka pasur ndonjëherë më parë. Të jesh ushtar është çdoherë sfidë.
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk janë duke u trajnuar thjesht për lavdi. Atyre nuk u intereson sa medalje fitojnë, apo sa herë i shohin emrat e tyre në televizion apo në portale. Ata janë atje, në kazermë, në teren, çdo minutë të çdo dite duke u angazhuar për atë që besojnë. Trajnohen e ushtrojnë që niveli i tyre i përgatitjes të jetë i lartë, aq sa dhe vullneti i tyre për ruajtën e paqes dhe garantimin e sigurisë për familjet e tyre dhe kombin në përgjithësi. Ne të gjithë duhet të jemi shumë krenarë për ta. Por të jesh krenar nuk mjafton. Duhet të kujtojmë se ata kanë nevojë për mbështetjen tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës përgjatë këtyre muajve ka investuar më shumë se çdoherë tjetër në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ushtarakët tanë në vazhdimësi janë duke u pajisur me armatimet më moderne ushtarake, ndërsa oficerët e rinj po shkollohen në akademitë më të njohura botërore.
Shumë punë është bërë duke investuar deri 99 % më tepër se vitet paraprake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Me investimet në pajisje por dhe plotësimin e tre ligjeve bazike për MM/FSK, më shumë të rinj nga mosha 18-25 vjeç do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Diversiteti ynë është një nga pikat tona më të forta si Komb, dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi që ushtria e Kosovës të pasqyroj shoqërinë në çdo nivel brenda radhëve të saj. Sigurimi i mundësive të barabarta dhe një përfshirje më e madhe do të forcojë ushtrinë tonë, megjithatë në rrethanat aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë, jemi të vetdijshëm se duhet bërë shumë më tepër, duhet kontribuar të gjithë së bashku në forma të ndryshme për ushtrinë që është mburoja jonë e hekurt.
Mërgata, pronarët e bizneseve por dhe qytetarët e thjesht të këtij vendi, shtresa e mesme e shoqërisë për nga të ardhurat por e lartë nga atdhedashuria, gjithmonë kanë qenë mbështetja më e madhe për çfarëdo lëvizje në mbrojtje të atdheut.
Sot, gjersa kemi ushtrinë dhe Republikën, na duhet mbështetja juaj për ta konsoliduar Forcën e Sigurisë së Kosovës në nivelin e ushtrive anëtare të NATO-s, kështu vlerat demokratike të shtetit tonë mbrohen, dhe jeta e çdo qytetari është e sigurt.
Prandaj, ju ftoj të kontribuoni në Fondin e Sigurisë, për interesat shtetërore, për forcën që do mbroj atdheun, do siguroj jetën tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve.
Ne të gjithë e kemi për obligim ta lëmë këtë vend më të mirë nga se e kemi trashëguar.
Ne e kemi për obligim të mbrojmë të ardhmen e kombit! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vlen: Mire është qe Fronti Europian e kuptoi që është opozitë, VLEN do të përfaqësojë me dinjitet të gjithë shqiptarët!
Tuntev ka dhënë dorëheqje nga drejtoria në AAC
Shoqëria civile kërkon rikthimin e Ligjit të punës në diskutim publik, problem çështja e pushimit të lehonisë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United