LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e Aeroportit të Prishtinës, qytetarët nuk e dinë nëse do të udhëtojnë sot

Mbyllja e Aeroportit të Prishtinës, qytetarët nuk e dinë nëse do të udhëtojnë sot

Paraditen e sotme Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” pranoi një kërcënim me bombë. E qytetarë të shumtë po kthehen, por ka edhe shumë që po presin për të marrë përgjigje se a do të mund të udhëtojnë sot apo jo.

Ajshe Jakurtaj, e cila sot pati për të udhëtuar për në Dusseldorf thekson se derisa ishin duke i dorëzuar dokumentet, iu thanë që të largohen nga ambientet e aeroportit për shkaqe sigurie.

Ajo tha se nuk kanë ndonjë informacion nëse do të mund të udhëtojnë sot apo jo.


“Për Duseldorf kam pas për të udhëtaru, ku duke i dorëzuar koferat na thanë me i lënë dhe më dal jashtë dhe nga ora 09:00 jemi duke pritur. Duhet të largoheni për shkaqe sigurie, rrini jashtë tjetër përgjigje nuk kemi ende. Mendja nuk ma merr hiç se nuk janë gjasat e mira deri të hyjmë aeroplanët”, tha jo.

Edhe Agim Bajrami ka një orë që po pret para aeroportit për të ditur se a do të mund të udhëtojë sot drejt Gjenevës apo jo.

Ai tha se posa hynë brenda u njoftuan për tu larguar, por që nuk kanë ndonjë informatë tjetër.

“Do të udhëtoj për Gjenevë. Alarmë për me dal jashtë”, tha shkurt ky qytetar.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara njoftoi se pas pranimit të këtij informacioni udhëtarët dhe personelit janë evakuar dhe janë të sigurt.

E në hapësirat e brendshme të aeroportit tashmë kanë arritur njësitet K9. Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se ANP është mbyllur përkohësisht. /KP/