LAJMI I FUNDIT:

Stuhia godet SHBA-të, 22-vjeçarja mbeti e ngujuar në veturën e mbuluar nga bora – pak momente para se të vdiste nga i ftohti i dërgoi video familjes

Stuhia godet SHBA-të, 22-vjeçarja mbeti e ngujuar në veturën e mbuluar nga bora – pak momente para se të vdiste nga i ftohti i dërgoi video familjes

Nga stuhia e fuqishme që ka goditur Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën mbi 65 persona, e në mesin e tyre është një 22-vjeçare nga Buffalo, e cila para vdekjes i kishte dërguar familjes disa video, ku shihet sesi kishte ngecur në veturë – të paktën 18 orë qëndroi në të dhe në fund u gjet e vdekur nga autoritetet.

Anndel Taylor mbeti e ngujuar në veturë nga stuhia derisa po kthehej nga puna në Buffalo gjatë të premtes mbrëma, transmeton Telegrafi.


Gjatë asaj kohe sa ishte në veturë, u dërgoi disa video motrave në Karolinën e Veriut, e videoja e fundit ishte realizuar pas mesnatës dhe në të shihen duke hapur dritaren e veturës që ishte ngrirë – me shpresën se do të shihte ndonjë ekip të shpëtimit.

“I tha motrës time se po frikësohet”, tha njëra nga motrat – Shawnequa Brown.

Familja e saj ka bërë të ditur se besojnë se ajo kishte mbetur e ngujuar për të paktën 18 orë, ku më pas u gjet e vdekur në prag të Krishtlindjeve.

“I ka telefonuar ndihmës së shpejtë dhe i kishte pritur. Por të gjithë ata që u nisën për ta shpëtuar, kanë ngecur në mes të rrugës si pasojë e reshjeve të mëdha të borës dhe bllokimit të rrugëve”, tha e ëma e saj Wanda Brown Steele.

Taylor i kishte thënë motrave në një bisedë në grup se planifikon të flejë paksa, dhe më pas do të tentojë të largohet diku ku është më sigurt derisa të arrijë ndihma e shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori