Shumë spitale në Gjermani presin probleme të mëdha financiare në vitin 2023.
Kjo mund të çojë në një valë falimentimesh. Ato nuk po mund të përballojnë rritjen e çmimeve.
“Klinikat tona po përballen me një valë të mundshme falimentimi që do të jetë e pamundur të ndalet”, thotë presidenti i Shoqatës Gjermane të Spitaleve (DKG), Gerald Gass.
Ai beson se në shumë rajone kjo valë falimentimi do të çojë në një “rënie të ndjeshme” të nivelit të kujdesit shëndetësor për qytetarët.
Gass i referohet sondazhit të rregullt vjetor të kryer nga DKG me drejtorët e klinikave gjermane, sipas të cilit 59 për qind e spitaleve në Gjermani presin që këtë vit ta mbyllin me humbje.
Vitin e kaluar, kjo përqindje ishte dukshëm më e ulët me 43 për qind. Rrjedhimisht, përqindja e spitaleve që presin një bilanc pozitiv financiar në fund të vitit u ul nga 44 në 20 për qind brenda një viti.
Vetëm 17 për qind e drejtuesve të klinikave të anketuara vlerësojnë se gjendja do të përmirësohet vitin e ardhshëm.
Ai vlerëson se fondet financiare të spitaleve, për të cilat qeveria gjermane njoftoi se do të ndihmojë në tejkalimin e kostove të rritura të energjisë, janë “të dobishme, por jo të mjaftueshme”.
“Kjo ndihmë nuk mund të zbusë problemet strukturore me të cilat përballen klinikat gjermane për shkak të inflacionit, që ka rezultuar me rritje të çmimeve në të gjitha fushat. Pandemia e koronës ka treguar se është e nevojshme të kemi një sektor të fortë klinik dhe ka dëshmuar nevojën e mbulimit territorial të kujdesit mjekësor. “Ne nuk mund t’i lejojmë vetes të kemi mbyllje të klinikave”, tha Gass.
Mungesa kronike e stafit profesional
Kokëçarje të tjera u shkakton drejtuesve të klinikave gjermane edhe mungesa kronike e stafit, veçanërisht në fushën e kujdesit mjekësor.
Në sondazhin e DKG, 90 për qind e spitaleve raportojnë se nuk janë në gjendje të plotësojnë pozicionet vakante.
Aktualisht spitaleve gjermane u mungojnë 20,600 punëtorë në të gjithë sektorët. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025