Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, deklaroi se nuk shqetësohet për mesazhet e partnerëve perëndimorë, të cilët paralajmëruan mundësinë e ngrirjes së negociatave të Bashkimit Evropian me Malin e Zi, nëse shumica parlamentare formon një Qeveri të re, në bazë të ndryshimeve kontestuese të Ligjit për Presidentin.
“Për momentin, unë nuk jam shumë i ngarkuar me këtë”, u tha Abazoviq gazetarëve në Budva më 27 dhjetor, shkruan REL.
Me iniciativën e Frontit Demokratik pro-rus, më 12 dhjetor shumica parlamentare miratoi amendamentet në Ligjin për Presidentin.
Me miratimin e këtij Ligji, kjo shumicë do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit Milo Gjukanoviq në zgjedhjen e Qeverisë së re.
Më 26 dhjetor, deputetët e lëvizjes URA të Abazoviqit, Fronti Demokratik pro-Rus dhe Demokratët dorëzuan Gjukanoviqit 41 nënshkrime në mbështetje të kandidaturës së Miodrag Lekiqit për formimin e Qeverisë së Malit të Zi.
Ata i kërkojnë presidentit që të mbajë konsultime me partitë dhe të propozojë Lekiqin si kandidat. Nëse nuk e bën këtë, shumica parlamentare do të propozojë pasardhësin.
Këtë e mundëson Ligji i ndryshuar për Presidentin, i cili ia merr autoritetin kushtetues Gjukanoviqit për të emëruar një përfaqësues, sepse në shtator, për arsye formale, ai refuzoi t’i besonte Lekiqit mandatin për formimin e Qeverisë.
BE-ja ka bërë të ditur se negociatat me Malin e Zi mund të ngrihen nëse në bazë të këtij ligji formohet Qeveria. Edhe SHBA-ja disa herë ka thënë se janë kundër hyrjes së Demokratik pro-Rus në Qeveri.
Mirëpo, Abazoviq tha se nuk e rëndojnë mesazhet nga perëndimi.
Ai shtoi se “nuk është në interesin e askujt” që Mali i Zi të hyjë në “ndonjë keqkuptim ndërkombëtar”.
“Nuk pres që të ketë ndonjë keqkuptim të madh në nivel ndërkombëtar dhe as nuk mendoj se subjekti që unë përfaqësoj, por më duket se as subjektet e tjera, në asnjë mënyrë nuk do të bëjnë ndonjë veprim për ta prishur atë”, tha ai.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Gjukanoviqi nuk inicon konsultime të reja për mandatarin e Qeverisë së re, Abazoviq tha se kjo do të thotë se kundërshtohet vullneti i 41 deputetëve, të cilët janë shumicë në Parlamentin malazez, i cili ka gjithsej 81 ulëse.
“Nëse ai mendon se do t’i sjellë ndonjë përfitim politik, le të vazhdojë, as nuk do të zgjasë shumë, mandati i tij gjithsesi po përfundon dhe së shpejti do të kemi një president të ri”, tha ai.
Ai nuk tregoi se kur pritet formimi i Qeverisë së re dhe shtoi se “nuk ka ndonjë marrëveshje të veçantë” me Frontin Demokratik pro-rus dhe se ende po diskutohet për përbërjen e kabinetit, qëllimet dhe parimet e Qeverisë së re.
Gjukanoviq ka nënshkruar dekretin me të cilin hyn në fuqi Ligji i kontestuar për Presidentin, por gjithashtu tha se nuk do të marrë pjesë në zbatimin e tij, sepse e konsideron atë jo-kushtetues.
Mendim negativ për Ligjin ka dhënë edhe Komisioni i Venecias, organ këshillues i Këshillit të Evropës.
Gjykata Kushtetuese, e cila duhet të vendosë për kushtetutshmërinë e këtyre ndryshimeve, ka më shumë se tre muaj që nuk ka kuorum, sepse ka vetëm tre gjyqtarë nga gjithsej shtatë.
Që nga rënia e Qeverisë, Abazoviq është në mandat teknik që nga 20 gushti.
Kjo është Qeveria e dytë që bie në Malin e Zi, që nga ndryshimi i ekzekutivit në gusht të vitit 2020, kur fitorja e Frontit Demokratik pro-rus, Demokratëve dhe lëvizjes URA të Abazoviqit i dha fund mbretërimit tridhjetë vjeçar të Gjukanoviqit.
Gjukanoviqit i skadon mandati presidencial në pranverë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen
Trump thotë se ai 'e do Evropën', por ka 'ankesa shumë të mëdha' për Bashkimin Evropian
MPJ e Kroacisë, qytetarëve kroatë: Kujdes kur udhëtoni drejt Serbisë, mundësisht shmangeni këtë vend
Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit
Lideri i opozitës gjermane premton të dëbojë më shumë emigrantë nëse zgjidhet kancelar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar