LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq reagon ndaj ndalimit që iu bë patriarkut serb Porfirije për të hyrë në Kosovë

Vuçiq reagon ndaj ndalimit që iu bë patriarkut serb Porfirije për të hyrë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndonëse nuk ka specifikuar se për cilat masa bëhet fjalë, ka thënë se “do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në veri të Kosovës”.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, ne po bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Fatkeqësisht, ata nuk donin të na dëgjonin ose nuk ishin shumë të interesuar të na dëgjonin. Sot edhe Patriarkut Porfirije i është ndaluar hyrja në Kosovë, kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori…”, ka thënë Vuçiq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar me Serbinë në Merdar sot rreth orës 14:30 nuk ka lejuar që vetura me patriarkun serb Porfirije të hyjë në Kosovë.


Thuhet se patriarku ka ardhur me veturë nga Serbia dhe se i është ndaluar hyrja në përputhje me Ligjin për të Huajt dhe në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Kështu, patriarku ka qëndruar në makinë për disa minuta në anën e kontrolluar nga policia e Kosovës, më pas është kthyer në Kurshumli.

Ndërsa duke folur për barrikadat, presidenti serb ka thënë se ato janë vetëm shenjë pakënaqësie, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

“Por ata do të vazhdojnë të flasin për barrikadat serbe, të cilat janë shenjë e pakënaqësisë…”, ka thënë më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori