LAJMI I FUNDIT:

Raketat e Moskës vazhdojnë të bien në zonat e populluara të Ukrainës edhe gjatë ditës së Krishtlindjes

Raketat e Moskës vazhdojnë të bien në zonat e populluara të Ukrainës edhe gjatë ditës së Krishtlindjes

Lufta kundër Ukrainës nuk u ndal as për Krishtlindje, pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin tha se ai ishte i hapur për negociata, me forcat e tij që nisën më shumë se 40 sulme me raketa në ditën e Krishtlindjes, tha Kievi të hënën.

Ushtria e Ukrainës tha se forcat e Moskës, në 24 orët e mëparshme, kishin bombarduar dhjetëra qytete në rajonet Luhansk, Donetsk, Kharkiv, Kherson dhe Zaporizhzhia, përcjell Telegrafi.

“Në drejtimin Kherson, armiku vazhdon granatimet me artileri të zonave të populluara përgjatë bregut të djathtë të lumit Dnipro”.


Sulmet ruse në termocentralet e Ukrainës kanë lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe presidenti Volodymyr Zelensky tha se Moska do të synojë t’i bëjë ditët e fundit të vitit 2022 të errëta dhe të vështira.

“Rusia ka humbur gjithçka që mundi këtë vit… E di që errësira nuk do të na pengojë të çojmë pushtuesit drejt humbjeve të reja. Por ne duhet të jemi gati për çdo skenar”, citohet të ketë thënë ai në një fjalim në ditën e Krishtlindjes.

Besimtarët ortodoksë të Ukrainës festojnë tradicionalisht Krishtlindjet më 7 janar, ashtu si Rusia.

Megjithatë, këtë vit disa ukrainas ortodoksë vendosën të festojnë më 25 dhjetor dhe zyrtarët ukrainas, përfshirë Zelensky, lëshuan urimet e Krishtlindjeve të dielën.

Ndërsa Kremlini thotë se do të luftojë derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij territoriale, Kievi thotë se nuk do të pushojë derisa çdo ushtar rus të dëbohet nga vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Donald Trump paralajmëron

Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"

Amerika
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky

Të gjitha objektivat për operacionin në Kursk të Rusisë po realizohen - thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori