Një stuhi e fortë dimri që ka përfshirë Amerikën e Veriut ka bërë qytetin e Buffalo, Nju Jork, të duket si një zonë lufte, ka vlerësuar guvernatorja e shtetit.
Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të hënën qyteti regjistroi 25 vdekje të lidhura me motin, nga 13 të dielën.
“Kjo është një luftë me nënën natyrë dhe ajo na ka goditur me gjithçka që ka”, që nga e enjtja, tha Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul.
Siç raportojnë mediat, kushtet e stuhisë po shtrihen nga Kanadaja deri në jug deri në Rio Grande, duke vrarë të paktën 50 njerëz në mbarë vendin.
Dhe rajoni rreth Buffalo, në veri të Nju Jorkut, është prekur më keq.
Ajo tha se banorët po përballeshin me një “situatë kërcënuese për jetën”, pasi shumë automjete të urgjencës nuk ishin në gjendje të arrinin në zonat më të goditura ose u mbërthyen në borë.
Madje një familje me fëmijë të vegjël – të moshës 2 deri në 6 vjeç – duhej të priste 11 orë përpara se të shpëtohej në orët e para të ditës së Krishtlindjes.
“Unë në thelb isha thjesht i pashpresë”, ka rrëfyer babai, Zila Santiago, për CBS News.
Ai tha se kishte arritur të qëndronte ngrohtë duke mbajtur motorin e makinës në punë dhe duke mbajtur larg shqetësimin duke luajtur me fëmijët.
Ndërkohë ekziston frika se viktima të tjera pritet të zbulohen pasi reshjet e borës të shkrihen dhe të zbulohen automjetet e bllokuara dhe të lejohet hyrja në shtëpitë e largëta.
Parashikuesit thonë se moti do të “zbutet” në ditët në vijim, por këshilla mbetet për të shmangur udhëtimet nëse nuk është thelbësore.
Gjatë fundjavës rreth 250,000 shtëpi dhe biznese përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike – megjithëse energjia është rivendosur në mënyrë të qëndrueshme.
Veç kësaj, vdekje të lidhura me stuhinë u raportuan gjithashtu në Vermont, Ohio, Missouri, Wisconsin, Kansas dhe Kolorado.
Shteti perëndimor amerikan i Montana ishte më i godituri nga i ftohti, me temperatura që ranë në -50F (-45C).
Në anën tjetër, në Kanada, provincat e Ontarios dhe Quebec po mbajnë peshën kryesore të stuhisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Turbulenca të forta gjatë udhëtimit me aeroplan Londër-Singapor, humb jetën një person dhe mbi 30 të lënduar
Iranianët dalin në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit Ebrahim Raisi
Kur një autoblindë 70-vjeçare ruse BTR-50 sulmon trupat ukrainase, është një lajm i keq për Moskën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251