LAJMI I FUNDIT:

Me nderime të larta u varros Halil Berisha – Plaku

Me nderime të larta u varros Halil Berisha – Plaku

Me rastin e vdekjes së ish luftëtarit të UÇK-së, atdhetarit dhe  plakut të urët, Halil (Haxhi) Berisha, i njohur si “Plaku”, nga fshati Bardh i Komunës së Malishevës, është mbajtur një mbledhje komemorative, ku është kujtuar dhe është vlerësuar lartë me për veprimtarin e tij. Më pas, me nderime është varrosur në varrezat në Kleçkë.

Në mbledhjen komemorative, në mesin e atyre që folën për jetën dhe veprën e Halil Berishës, ishte edhe Fatmir Limaj, komandant Çeliku, i cili në cilësinë e bashkëluftëtarit, tha se “Halil Berisha, ka qenë simbolika e trashëgimisë së kësaj treve pasi i ka pasur të gjitha virtytet, trimërinë, bujarinë, mikëpritjen dhe guximin“.


Ndërsa i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, duke folur për jetën dhe veprimtarin e Halil Berishës, tha se “ka qenë një veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare dhe ne sot kemi humbur një njeri të madh, që i ka dhënë shumë vendit. Baca Lilë, do të na mungoj të gjithëve. Ka qenë njeri i luftës dhe i paqes”, tha mes tjerash kryetari Kastrati.

Në emër të OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, e ka vlerësuar si një patriot e atdhetar të madh. “Jemi krenar që e patëm në mesin tonë”.

Ndërsa bashkëluftëtari dhe bashkëpunëtori i orëve të para të përpjekjeve për liri, Habib Paçarizi, ka evokuar kujtime për veprimtarin e Halil Berishës, “nga vitet e’80-ta, pastaj në vitin 1996, kur kanë kryer aksionet e para kundër stacioneve policore, pastaj në luftën e UÇK-së, ku edhe shtëpia e tij ka qenë një bazë e sigurt e luftës, në TMK, e deri në ditët e sotme, nuk është ndalur duke punuar e kontribuar për vendin, përfshi edhe kontributin e tij në letërsi, pasi ka lënë pas vetës dy vepra të botuara e shumë dorëshkrime”.

Në fund, të pranishmit në këtë komemoracion, i ka falënderuar djali i tij Haxhi Halil Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori