LAJMI I FUNDIT:

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia është emëruar sërish në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.


Kujtojmë se Vitia edhe më parë kishte udhëhequr me këtë ministri. Ai ishte dorëhequr nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, në tetor të vitit 2021 për të marrë pjesë në zgjedhjet komunale ku garonte për të parin e Komunës së Prishtinës.

“Pata privilegjin t’i shërbejë popullit në kohë të vështirë.  Më lejoni të ju njoftoj për vendimin që e kam marrë në dakordim me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Unë sot po e përmbylli angazhimin tim në këtë detyrë,  me të cilën më pat ngarkuar Kurti, ku jam mirënjohës ndaj tij”, pati deklaruar atë kohë, Vitia.

Pas dorëheqjes në tetor 2021, në vendin e tij ishte emëruar ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku. Më pas në pozitën e ministrit në këtë dikaster erdhi Rifat Latifi, porse i njëjti dha dorëheqje duke e rikthyer Gexha-Bunjakun përsëri si ushtruese e detyrës për 79 ditë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori