LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i komunikacionit thotë se problemi në Prishtinë nuk tejkalohet veç me blerje të autobusëve pa e rregulluar infrastrukturën

Eksperti i komunikacionit thotë se problemi në Prishtinë nuk tejkalohet veç me blerje të autobusëve pa e rregulluar infrastrukturën

Zhvillimi i transportit publik, përkatësisht trafikut urban, nga të gjithë akterët është parë si zgjidhja më e mirë për të shmangur tollovinë në qytet. Prishtina vazhdon të ketë numër të vogël të autobusëve, mirëpo premtohet që numri do të rritët.

Mirëpo për ekspertin e komunikacionit, Nol Dedaj nuk mjafton rritja e numrit të autobusëve nëse të njëjtëve nuk iu ofrohet infrastrukturë rrugore.

“Prishtina nuk e ka infrastrukturën për transport. Ajo është pika e parë qe u kanë dashtë me u bo infrastruktura. Unë shpesh ju thom qysh don me ble ti një kerr 200 mijë euro ose 300-400 mijë euro. Kur e ki rrugën me lloç, qysh don mi ble ku don mi çu ato mi lan qaty n ‘garazh a?”, ka thënë Dedaj.


Ai vlerëson se është e kotë blerja e autobusëve përderisa nuk rregullohen korsi vetëm për transport publik.

Sa i përket infrastrukturës, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se kanë përshpejtuar procedurat për ndërtimin e rrugës “A” e cila lidhet më rrugën “B”, e që do ta lirojë trafikun.

Gjithashtu, sipas tij, janë duke punuar tek rruga paralele me rrugën e “Tiranës”, rrugë kjo që e lidhë rrethin e madh të Fushë Kosovës me “Arbërinë”.

Zogaj thotë se kanë menduar edhe për nënkalime, ku një i tillë është planifikuar edhe tek rruga “Agim Ramadani”.

“Nënkalimi është i menduar tek rruga “Agim Ramadani” pas teatrit e që pastaj veturat futen nën tokë dhe dalin në dy dalje, sepse është një tunel në formë të “Y-së”, të shkronjës “Y”. Ku një pjesë e veturave dalin tek gjimnazi “Sami Frashëri”, kurse një pjesë tjetër tek rrethi i Komunës”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se tashme kanë nënshkruar kontratën për të sjellë edhe 30 autobus të rinj.

“Ne veçse kemi nënshkruar kontratën me “BERZH”, kontratë kredi 10 milionë euro për blerjen e 30 autobusëve të rinj, të cilët vijnë gjatë vitit 2023 në Prishtinë. Këta 30 autobusë janë një pjesë e tyre elektrik, pra po japim edhe shembull se po kthehemi kah e ardhmja, kah modalietet ma energji efecientë dhe të gjelbra me një fjalë që e ndotin pak ambientin”, ka thënë ai.

Përveç autobusëve të trafikut urban, Zogaj ka thënë se planifikojnë që të angazhojnë edhe kompani private të autobusëve për të arritur numrin prej 150 autobusë.

Ndërsa Gëzim Sveçla, Shefi i Asamblistëve të VV-së, në Komunën e Prishtinës ka thënë se kjo kontratë është tendence për përvetësimin e meritave.

“E kjo është një prej atyre tendencave të zotëri Rama për përvetësimin e meritave. Kjo çështje të cilën zotëri Rama e ka nënshkruar është pjesë e projektit të qeverisë së mëparshme. Domethënë kur është bërë blerja e autobusëve të cilët janë aktual, ka qenë e planifikuar edhe këta 30 autobusë të cilët zotëri Rama e ka nënshkruar marrëveshjen”, ka thënë ai.

Për këtë, Zogaj ka thënë se natyrshëm është nisë më herët si planifikim, por se tash kanë bërë zhvillimet e fundit dhe është nënshkruar kontrata.

“Vitin e ardhshëm hyjmë në procese të prokurimit bashkë me partnerin tonë BERZH, dhe unë konsideroj që në fund të vitit të ardhshëm, në fund të vitit 2023 veçse do t’i kemi autobusët e parë të kësaj flotës së re në qytetin e Prishtinës”, ka thënë tutje Zogaj. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori