LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gostivarit binjakëzohet me Komunën e Ulqinit

Komuna e Gostivarit binjakëzohet me Komunën e Ulqinit

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhe ambasadoren e Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut, ekselencën e saj, Maria Petroviç.

Në takim dy kryetarët nënshkruan Kartën për miqësi dhe bashkëpunim ndërmjet Gostivarit dhe Ulqinit.


Siç theksojnë nga Komuna e Gostivarit, qëllimi i Kartës është arritja e interesave të përbashkëta dhe promovimi i përbashkët në të gjitha fushat, si dhe zhvillimi dhe përmirësimi i marrëdhënieve të përbashkëta miqësore.

Karta përfshin bashkëpunim në fushën e sipërmarrësisë dhe zhvillimit të ekonomisë, përmirësim të turizmit nëpërmjet bashkëpunimit, bashkëpunim në fushën e kulturës, në arsim dhe në sport.

Ndryshe, ky bashkëpunim me Ulqinin është i veçantë u arrit sot, më 23 dhjetor, kur Komuna e Gostivarit shënon Ditën e Komunës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori