LAJMI I FUNDIT:

Hetimet tregojnë se gjykata ka gabuar me Sasho Mijallkovin, seancë e re është caktuar për të hënën

Hetimet tregojnë se gjykata ka gabuar me Sasho Mijallkovin, seancë e re është caktuar për të hënën

Administrata për ekzekutimin e sanksioneve, pas vëzhgimit të jashtëzakonshëm në burgun e tipit të hapur në Strugë, ka konstatuar se aty nuk është bërë gabim, por Gjykata Penale ka kërkuar shoqërimin e ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, në datë e gabuar për gjykimin në seancën e djeshme për “Titanik 2”.

“Titanik 2” është edhe një tjetër rast në të cilin akuzohet Mijalkov, është afër që të vjetërsohet, pasi seanca e djeshme u shty.

Për katër muaj skadon edhe rasti i Mijallkovit në rastin në të cilin akuzohen katër ish anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Mijallkov nuk është nxjerrë nga burgu i Strugës, ku po vuan dënimin me burg për rastin “Perandoria” pas lidhjes së marrëveshjes.


“Me datë 23.12.2022, Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve ka kryer mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të paralajmëruar më parë në burgun e tipit të hapur në Strugë për të kontrolluar rrethanat për të cilat me datë 22.12.2022 nuk është transferuar i dënuari S.M. në Gjykatën Themelore Penale në Shkup në seancën kryesore për lëndën penale “Titanik 2”.

Gjatë vëzhgimit është konstatuar se me datë 14.12.2022 në Gjykatën Themelore Penale Shkup është pranuar kërkesa e regjistruar me V KOK nr.7/20 të datës 23.11.2022 në burgun e Strugës, me të cilën gjykata ka kërkuar që i akuzuari në S. M të sillet në seancë më 12.12.2022 në orën 10:00. Kërkesa është regjistruar në burg me vulë pranimi më 14.12.2022.

Duke qenë se është konstatuar se ky akt është i njëjtë me atë të paraqitur më parë për seancën e caktuar më 23.11.2022 për datën 12.12.2022, është konstatuar se ndoshta ka qenë gabim, sidomos për faktin se edhe gjykata nuk e ka vërejtur gabimin dhe nuk ka paraqitur korrigjim të këtij akti”, thonë nga atje.

Nga atje sigurojnë se Mijallkov do të sillet në seancën e ardhshme të caktuar për ditën e hënë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori