LAJMI I FUNDIT:

Zemaj kërkon shkarkimin dhe dënimin e personave përgjegjës për rastin e foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës: Rasti është fshehur për tetë ditë

Zemaj kërkon shkarkimin dhe dënimin e personave përgjegjës për rastin e foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës: Rasti është fshehur për tetë ditë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës ka folur për rastin tragjik të foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës.

Zemaj rastin tragjik në Spitalin e Pejës, e ka cilësuar si krim të rëndë dhe siç tha ai është tentuar për tetë ditë me radhë të fshihet ky rast.

“Rasti tragjik i foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës e cilësojmë si krim të rëndë, dhe për më keq është tentuar të fshihet nga pushteti për tetë ditë me radhë. E kemi thënë në vazhdimësi se kjo qeveri e cila ka prodhuar në vazhdimësi tri ministra të shëndetësisë për dy vite, përfshirë Kurtin si të vetë emëruar të vetëvendosur…Për foshnjën e pajetë që pretendohet se është futur në rrobalarëse me çarçafë në Spitalin e Pejës, i ka kaluar të gjitha limitet. Është tepër i rëndë, i frikshëm, është kulmi i krimit, ndërsa fshehja e rastit nga shteti është krim makabër”, ka thënë Zemaj.


Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinikë Universitarë i Kosovës (ShSKUK) kanë qenë të njoftuar për rastin tragjik nga Spitali i Pejës.

Ai gjithashtu kërkoi shkarkimin dhe dënimin e personave përgjegjës për rastin në fjalë.

“Ajo që është bërë e ditur Spitali i Pejës e ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK-në, por këta të fundit e kanë fshehur për tetë ditë këtë rast të tmerrshëm, duke u bërë kështu edhe bashkëpjesëmarrës në këtë krim. Këta njerëz duhet të shkarkohen dhe të dënohen menjëherë. Kryeministri Kurti është i pari i cili duhet ta shkarkojë veten nga pozita e drejtuesit të shëndetësisë. Kryeministër pas këtij dështimi tënd të faktuar së paku mundohu ta emërosh një ministër të Shëndetësisë dhe atë sa më parë”, ka thënë ndër të tjera Zemaj. /Telegrafi/    

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori