LAJMI I FUNDIT:

Marjana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë

Marjana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë

Marjana Semini është anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.

Ajo u rendit e para në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Asnjë nga tre kandidatët nuk mori 84 vota në Parlament dhe sipas ligjit, cili renditet i pari në listë, emërohet automatikisht.

Semini mori 58 vota, Ardjan Dvorani mori 14 vota dhe Arta Vorpsi 2 vota.


Sa i përket votimit për Avokatin e Popullit, të dyja kandidaturat e paraqitura nga opozita, Ledio Braho dhe Altin Goxhaj nuk morën vota për t’u zgjedhur. Procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit do të nisë sërish nga e para. /Telegrafi/