LAJMI I FUNDIT:

Punimet në rrjet, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Punimet në rrjet, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të premten (23.12.2022) do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky do të jetë orari sipas rajoneve të Kosovës.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit


Prishtinë

1.

Nga  NS 35/10[kV] Besia do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] TS Prugovc te Kaqurët me (kod: 13000002045) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet:  fshati Prugovc.

Arsyeja: Shkaqe sigurie, rregullim i rjetit 04 kV.

Vërejtjeje: Në NS 10/0.4 Prugovc te Kaqurët kodi:13000002045 do te shkyçet vetëm ajo dalje 0.4 kV në të cilën punohet.

Mitrovicë

1.

Nga NS 110/10(20) [kV] Vushtrria 2 do të ndërprehen:

NS 10/0.4[kV] TS Nr 6 te Xhamia me (kod: 73000007003)  nga ora 10:30 deri 16:00

Vendet: Konsumatorët në afërsi të Xhamisë se Dëshmoreve,  varrezave, rr. Isak Halili etj.

Arsyeja: Për shkaqe sigurie, shtrimi i kabllos bistek, shkarkimi i daljes 0.4kV.

Pejë

Punime nga KOSTT

1.

Nga  TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

TR 1 (J12), TR 2(27) dhe SSH 10/10kV Isniqi (J14 – Isniqi I) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV  prej orës 01:00  deri ne ora 01:20

Vendet: rrugët: Agush Gjoci (një pjesë), Bedri Shala (një pjesë), Bekim Berisha (një pjesë), Dëshmorët e Deçanit, Dëshmorët e Kombit, Dëshmorët e Kombit-Baballoq, e Demostratave, Haki Povataj, Himë Mushkolaj, Isa dhe Valdet Kuçi, Luan Haradinaj, Luigj Gurakuqi, Mehmet Ukaj, Mentor Tolaj, Nagip Cacaj, Qamëria, Rrustem Bruqi, Sadri Demukaj, Sali Hadergjonaj (një pjesë), Salih Çeku, Shaban Polluzha, Sheshi Mentor Tolaj, Skendërbeu dhe UÇK (një pjesë), Lagjja Agim Ramadani, Lagjëja Dëshmorët e Kombit, Kompleksi Banesor, Brigada Kosovare (një pjesë), e Demostratave (një pjesë), Elena Gjika, Elez Geci-Maxhun Berisha (një pjesë), Luan Haradinaj, Osmon Cacaj (një pjesë), Salih Çeku (një pjesë) dhe Skenderbeu (një pjesë) dhe Manastiri i Deçanit në Deçan; fshatrat: Carabreg, Carabreg i Ulët, Carabreg i Epërm, Dobrunaj (një pjesë) dhe Lloqan (një pjesë), Baballoq, Beleg, Carabreg i Ulët (një pjesë), Carabreg i Epërm (një pjesë), Dubravë (një pjesë),  Gramaqel, Irzniq, Ledina, Llukë e Epërme (një pjesë) dhe Prekolluk, Baran, Baran i Epërm, Baran i Ulët, Broliq, Buqan, Dubovik, Gllogjan (një pjesë), Isniq (një pjesë), Kamenicë (një pjesë), Kosuriq, Kotradiq, Kryshec, Llugagji, Nepole, Papiq (një pjesë), Prapaqan, Qallapek, Rashiq, Turjakë, Turjakë e Epërme, Turjakë e Ulët, Vranoc, Vranoc i Vogël dhe Vranoc i Madh, Isniq, Lëbushë, Strellc, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët, Dashinoc, Gllogjan, Gramaqel, Irzniq (një pjesë), Kodrali, Lluka e Ulët, Lluka e Epërme, Lumbardhë, Maznik, Pozhar, Ratish e Epërme, Ratish e Ulët dhe Shaptej, Llukë e Epërme dhe Hylaj.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente – kyçja e TR 1, shpërndarja e ngarkesës në 2 trafostacione për shkak të mbingarkesës.