LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Grupi rus Wagner ka blerë armë nga Koreja e Veriut për luftën në Ukrainë

SHBA: Grupi rus Wagner ka blerë armë nga Koreja e Veriut për luftën në Ukrainë

Kompania private ushtarake ruse, Wagner ka marrë një dërgesë me armë nga Koreja e Veriut për të furnizuar forcat ruse në Ukrainë, një shenjë e rolit në zgjerim të këtij grupi në luftën kundër Kievit, tha Shtëpia e Bardhë të enjten.

“Grupi Wagner po kërkon në mbarë botën furnizues armësh për të mbështetur operacionet e tij ushtarake në Ukrainë”, u tha gazetarëve John Kirby, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Sigurisë Kombëtare.

“Ne mund të konfirmojmë se Koreja e Veriut ka përmbushur një dërgesë fillestare të armëve për grupin Wagner. Pagesa për armët u bë nga grupi Wagner. Muajin e kaluar, Koreja e Veriut dërgoi raketa në Rusi për përdorim nga grupi Wagner”, ka thënë Kirby.


Lajmi fillimisht u publikua nga agjencia e lajmeve Reuters.

Grupi Wagner u themelua në vitin 2014 pasi Rusia pushtoi dhe aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mbështeti një kryengritje separatiste në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se grupi Wagner ka një personel prej 50,000 personash në Ukrainë, duke përfshirë 10,000 kontraktorë dhe 40,000 të dënuar, të rekrutuar nga burgjet ruse, theksoi Kirby.

Sipas vlerësimeve të Shteteve të Bashkuara, sasia e armëve të dërguara nga Koreja e Veriut nuk do të ndryshojë dinamikën e fushëbetejës në Ukrainë, por se Pheniani pritet të dërgojë më shumë pajisje ushtarake për forcat ruse në Ukrainë.

Në nëntor, pasi Shtëpia e Bardhë tha se Pheniani po furnizonte në mënyrë të fshehtë Rusinë me një numër “të konsiderueshëm” predhash artilerie, Koreja e Veriut tha se nuk kishte bërë kurrë marrëveshje armësh me Rusinë dhe nuk ka plane ta bëjë këtë. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Evropa
Policia në Serbi bastis organizatat e shoqërisë civile të financuara nga USAID

Policia në Serbi bastis organizatat e shoqërisë civile të financuara nga USAID

Serbia
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori