LAJMI I FUNDIT:

BDI: Rënien në sondazhe, Mickoski synon ta ndal me retorike antishqiptare

BDI: Rënien në sondazhe, Mickoski synon ta ndal me retorike antishqiptare

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon retorikën antishqiptare të kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski me të cilën kërkon dobësimin e përfaqësimit politik dhe defaktorizimin e shqiptarëve në vend.

“Në 2022, akoma kemi udhëheqës politik në Maqedoninë e Veriut të cilët vazhdojnë të tregojnë mosrespekt ndaj vullnetit të shprehur të qytetarëve shqiptarë për përfaqësimin e tyre politik me qëllim të fitojnë në mënyrë të dëshpëruar ca vota ekstremiste në hijën e popullaritetit të tij në rënie”, thonë nga BDI.


Sipas tyre, deklarata e sotme është demonstrues i tendencës së Mickoskit se i do shqiptarët e pafuqishëm, të pazëshëm, të pafaktorizuar, në shërbim të tij dhe të agjendave të tyre monoetnike, antieuropiane dhe antiamerikane.

OBRM-PDUKM-së i pengon Bashkimi Demokratik për Integrim dhe qëndrimi proeuropian dhe proamerikan i saj. Bashkimi Demokratik për Integrim ka legjitimitetin e plotë nga qytetarët në zgjedhje demokratike dhe atë besim e ka materializuar me punë për faktorizimin e zërit dhe nevojave të tyre, në dobi të paqes, proceseve demokratike, barazisë, integrimit në NATO, fqinjësisë së mirë dhe avancimit të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.Qytetarët e vendit bashkë me BDI-në nuk do të lejojnë dezorientimin e vendit nga rruga europiane dhe realizimin e tendencës destruktive të Mickoskit dhe bashkëpartiakëve të tij të cilët tashmë janë në garë të hapur me Levicën antishqiptare, anti NATO, anti BE dhe anti Amerikë, për vota të ekstremistëve”, thuhet në reagimin e BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori