LAJMI I FUNDIT:

Rasti i rëndë në Pejë, Dreshaj: Përgjegjësia është te kryeministri

Rasti i rëndë në Pejë, Dreshaj: Përgjegjësia është te kryeministri

Për rastin e rëndë të ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Pejës, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka hedhur përgjegjësinë te kryeministri Albin Kurti.

Dreshaj, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, ka thënë se menaxhimi i dobët në shëndetësi po prodhon skena të ngjashme me filma horror.

“Paramendojeni një shtet, respektivisht një qeveri e cila nuk mund ta emërojë një ministër tash e 78 ditë. Sektori më vital i cili kujdeset për njerëzit që kanë më së shumti nevojë, ka mbetur në duart e askujt”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Sipas tij, është e pafalshme që të ndodh një rast i tillë si ky në Pejë, e Qeveria dhe Kryeministri ende të hamenden për caktimin e udhëheqësit të sektorit të shëndetësisë.

“Përgjegjësia është te kryeministri!”, ka përfunduar Dreshaj.

Një foshnje e cila kishte lindur pa shenja jete në Spitalin e Pejës javën e kaluar, dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.

Lidhur me këtë rast Spitali ka njoftuar mbrëmë se janë suspenduar shtatë punonjës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale

Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale "Spiunazh", sipas Kodit Penal të Kosovës?

Lajme
Raporti i ftohtë me Ramën, Kurti: Na ndajnë qëndrimet për Beogradin

Raporti i ftohtë me Ramën, Kurti: Na ndajnë qëndrimet për Beogradin

Lajme
I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB

I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB

Lajme
Deputeti i LVV: Kusari-Lila nuk më përfaqëson mua politikisht as ideologjikisht

Deputeti i LVV: Kusari-Lila nuk më përfaqëson mua politikisht as ideologjikisht

Politikë
“Nuk mund të bëj gabime me Asociacionin”, Kurti: Drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias

“Nuk mund të bëj gabime me Asociacionin”, Kurti: Drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias

Lajme
Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Lajme
Kalo në kategori