LAJMI I FUNDIT:

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Jerusalemit

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Jerusalemit

Xhudistja jonë, Laura Fazliu është mposhtur në finale dhe ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin që po mbahet në Jerusalem.

Pas katër fitoreve radhazi, xhudistja jonë është ndalur në finalen e madhe në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura ishte e pafat në finale duke u mposhtur në finale me ‘ippon’ nga Miku Takaichi e Japonisë.

Pas kësaj humbje, xhudistja e Kosovës u desh të kënaqej me medaljen e argjendtë.

Ndryshe, Fazliu në raundin e parë mposhti me waza-ari në kohën shtesë francezen Manon Dekter, më rundin e dytë sllovenen Andreja Leski, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj polakes Angelika Szymanska.

Në gjysmëfinale, Laura ka arritur të mposht medalisten e bronztë botërore, izraeliten Gili Sharir. /Telegrafi/