LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, policia: Kemi vendosur pika kontrolli në rrugën magjistrale Mitrovicë-Leposaviq

Situata në veri, policia: Kemi vendosur pika kontrolli në rrugën magjistrale Mitrovicë-Leposaviq

Në disa rrugë që shpien në veri të Kosovës, për të dytën javë me radhë po vazhdojnë të qëndrojnë ende barrikadat që janë vendosur nga disa grupe të serbëve.

Për heqjen e tyre ende nuk ka asnjë qartësi se si dhe kur do të ndodh një gjë e tillë.

Lidhur me situatën në atë pjesë, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim të ri, ku ka bërë të ditur se menaxhimi dhe kontrolli i situatës së sigurisë në vend vazhdon të jetë prioritet kryesor i PK-së.


“Në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore Policia e Kosovës ka paraparë planifikime adekuate-operacionale në angazhimin e personelit dhe kapaciteteve të saj në mënyrë sa më racionale në arritjen e objektivave të ligjshme në gjithë vendin me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se në rrugën magjistrale Mitrovicë–Leposaviq ka vendosur disa pika kontrolli të automjeteve.

“Në rrugën magjistrale Mitrovicë–Leposaviq, Policia e Kosovës ka vendosur pika kontrolli të automjeteve për të garantuar qarkullimin dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë pa dallim, si dhe parandalimin e veprimtarive kriminale dhe kontrabandës në përgjithësi.

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtaret policorë janë të përkushtuar për të ruajtur rendin dhe garantuar sigurinë e përgjithshme në gjithë vendin dhe varësisht prej nevojave të ndërmarrin veprime të nevojshme në teren në funksion të garantimit të ligjshmërisë”, ka njoftuar policia.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe në ofrimin e informatave relevante, si dhe raportimin e rasteve për adresimin e tyre me profesionalizëm dhe në të mirë të gjitha komuniteteve pa dallim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

Lajme
Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Kurti në Ballkonin e Hapur takon Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Fuqizimi i ushtrisë ndër prioritetet tona

Lajme
Zëvendësministri Dobra, Haradinajt: Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin, në FSK nuk ka më pagë 400 euro

Zëvendësministri Dobra, Haradinajt: Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin, në FSK nuk ka më pagë 400 euro

Lajme
Pamje spektatore nga Mali i Nemërçkës, maja më e lartë në Jug të Shqipërisë

Pamje spektatore nga Mali i Nemërçkës, maja më e lartë në Jug të Shqipërisë

Lajme
25 vjetori i themelimit, Kurti: Zemra mal kur shohë që fëmijët e duan Policinë e Kosovës

25 vjetori i themelimit, Kurti: Zemra mal kur shohë që fëmijët e duan Policinë e Kosovës

Lajme
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Kalo në kategori