LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal për një person nga Tetova, akuzohet për denoncim të rrejshëm

Kallëzim penal për një person nga Tetova, akuzohet për denoncim të rrejshëm

Një pesëdhjetë e dy vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar rrejshëm se djali i tij 19 vjeçar ka vjedhur stoli ari dhe deviza në vlerë të përgjithshme prej 100 mijë euro, kjo është arsyeja që SPB-Tetovë ka ngritur kallëzim penal.

“Sektori për Punëve të Brendshme-Tetovë deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër 52-vjeçarit M.Xh. nga Pallatica e Tetovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën “Denoncim i rrejshëm i veprës penale”, të dënueshme në bazë të nenit 366 paragrafi 1 të Kodit Penal. I njëjti dyshohet se më datën 02-dhjetor ka raportuar se në shtëpinë e tij në Pallaticë është kryer një vjedhje e rëndë në të cilën ka marrë pjesë djali i tij A.Xh.(19) me tre shokë të tjerë, pas së cilës dyshohet se kanë dalë nga shtëpia dhe janë larguar me një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës. I dyshuari ka pranuar se të gjithë rrëfimin lidhur me vjedhjen e kishte sajuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori