Coronavirusi mund të mbetet aktiv te pacientët edhe pas vdekjes së tyre dhe madje të përhapet te të tjerët, kanë zbuluar studimet e reja.
Ata që merren me kufoma janë më të rrezikuar nga kontraktimi i sëmundjes nga pacientët e vdekur, raporton themirror.
Këtu përfshihen patologët, ekzaminuesit mjekësorë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, ose kushdo që punon në mjedise si spitale dhe shtëpi pleqsh, ku mund të ndodhin vdekje të lidhura me COVID-19.
Ndërsa transmetimi në këtë skenar nuk ka gjasa të jetë shkaku kryesor i rasteve në rritje, ekspertët po paralajmërojnë anëtarët e familjes së të vdekurit të qëndrojnë të kujdesshëm.
Hisako Saitoh, një studiues në Universitetin Chiba në Japoni, tha se “në disa vende, njerëzit që kanë vdekur nga virusi janë lënë pa mbikëqyrje ose kthehen në shtëpitë e tyre”.
Saitoh, i cili ka publikuar dy studime të fundit mbi sëmundjen, pohoi se “prandaj, mendoj se është një njohuri që publiku i gjerë duhet të jetë i vetëdijshëm”, transmeton Telegrafi.
Në korrik 2020, qeveria japoneze u bëri thirrje anëtarëve të familjes së pikëlluar që të distancohen nga trupat e pajetë, të përmbahen nga prekja e tyre – apo edhe shikimi i tyre.
U rekomandua gjithashtu mbyllja e trupave të vdekur në thasë të papërshkueshëm dhe djegia e tyre shpejt brenda 24 orëve.
Ndërsa këto kufizime u lehtësuan në maj 2022, familjet mund t’i shihnin të dashurit e tyre të vdekur vetëm “në një dhomë spitali të kontrolluar siç duhet nga infeksioni”.
Disa studime kanë zbuluar gjurmë të një virusi infektiv në kufoma deri në 17 ditë pas vdekjes.
Doktoresha Saitoh dhe kolegët e saj ekzaminuan mostrat nga hundët dhe mushkëritë e 11 personave që kishin vdekur nga COVID-19.
Ata zbuluan se gjurmët aktive të coronavirusit në gjashtë nga 11 trupat, madje edhe 13 ditë pas vdekjes.
Dr Saitoh tha se “ishte befasuese që titrat infektivë (testet e grimcave) u ruajtën në të njëjtat nivele të larta si në pacientët klinikë. Ajo që ishte më e habitshme, megjithatë, ishin rezultatet e eksperimenteve të kafshëve”.
Eksperimentet zbuluan se lloj brejtësish që ngordhën brenda pak ditësh nga kontraktimi me COVID-19 mund ta transmetojnë atë te kafshët e tjera.
Në mënyrë të ngjashme, tek njerëzit, transmetimi ka më shumë gjasa kur një pacient vdes shpejt pasi është infektuar, kur nivelet e virusit në trup janë shumë të larta, kanë thënë studiuesit.
Ekipi gjithashtu gjeti shumë viruse në mushkëritë e kufomave njerëzore sesa në traktin e sipërm respirator, duke sugjeruar që ata që kryejnë autopsi duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur trajtojnë mushkëritë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje