Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizim e vizave për Kosovën.
Ky është edhe një tjetër hap i rëndësishëm para liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka përshëndetur këtë vendim, derisa ka thënë se tashmë jemi drejt përfundimit të këtij procesi.
“Sot është miratuar nga ambasadorët e BE-së teksti mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Një hap tutje, tejet i rëndësishëm, që do të pasohet me aprovimin formal të rregullores mbi heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së”, ka shkruar Bislimi në Facebook.
Bislimi ka thënë se puna e Qeverisë ishte ndër faktorët kryesorë në avancimin e këtij procesi që ishte bllokuar për vite me radhë.
“Tashmë jemi drejt përfundimit të suksesshëm të këtij procesi të tej zgjatur për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sukseset e arritura nga Qeveria veçanërisht në sundim të ligjit, puna jonë e vazhdueshme me shtetet anëtare dhe mbështetja e partnerëve tanë strategjikë, ishin faktorë kryesorë në avancimin e këtij procesi që ishte bllokuar për vite me radhë”.
“Me finalizimin e liberalizimit të vizave, Kosova do të jetë një hap më afër BE-së e proceseve të integrimit evropian”, ka shkruar tutje Bislimi.
Sipas procedurave, në emër të Këshillit të BE-së, Presidenca çeke hyri në negociata me Parlamentin Evropian dhe pas vetëm një takimi u arrit marrëveshja ndërmjet këtyre dy institucioneve të Bashkimit Evropian.
Në emër të PE-së, negociatat i ka zhvilluar raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën, Thijs Reuten, nga Holanda. Edhe pse Parlamenti do të kishte preferuar që vendimi të jetë i pakusht dhe hyrja në fuqi më e shpejtë, ky institucion i BE-së ra dakord për tekstin e vendimit për të mos krijuar rrethana, të cilat do ta vononin procesin edhe më shumë.
Tash, kjo marrëveshje duhet të votohet në Komisionin për Drejtësi dhe Liri Qytetare (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancë plenare. Pritet që kjo procedurë të jetë në pjesën e parë të vitit që vjen.
Deri më tash nga Parlamenti Evropian ka pasur mbështetje të fuqishme për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Parlamenti kishte bërë edhe presion ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që sa më parë të miratojnë vendimin për t’i hequr vizat për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë në BE pa viza.
Sipas tekstit të vendimit, për të cilin janë marrë vesh Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, dhe të cilin e kanë aprovuar të martën përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi në kohën kur do të jetë tërësisht funksional sistemi i verifikimit dhe autorizimit të udhëzimeve (ETIAS), dhe jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
LSDM: Sulmet e BDI-së ndaj LSDM-së janë për të mbuluar marrëveshjet e tyre me OBRM-PDUKM-në
Arrestohet 24-vjeçari në flagrancë, shpërndante drogë në lagjet e Durrësit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit
Reshje të dendura të borës e vështirësi në qarkullim, Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles